Jo dënim për flamur thot Nimanbegu por të ndryshohet ligji

June 27, 2016   | Politika, Shoqëria / Društvo

Genci-Nimanbegu-1Deputeti i Forcës së re demokratike dhe kryetari i Këshillit kombëtar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu ka propozuar ndryshimet e Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, me të cilin do të hiqeshin dënimet për mbajtjen e flamujve të shteteve të huaja, shkruan “Dan”, raporton portali Ul.info.

Siç thuhet në arsyetim, ndryshimet i ka propozuar duke përcjell implementimin e këtij ligj, sidomos të nenit 23. Thuhet se turistët në Budvë janë dënuar në bazë të padisë së policisë për shkak se kanë mbajt flamurin.

“Në Mal të Zi si vend turistik me dhjetëra flamuj kanë mbajtur si personat juridik ashtu edhe turistët. Me respektim të përpiktë të Ligjit për rendin dhe qetësin publike të gjithë ato duhej të dënoheshin. Meqë kjo dispozitë e ligjit është diskriminuese, duhet të fshihet”, theksoi Nimanbegu.

Rikujton se me rastin e miratimi të këtij Ligji në vitin 2011 kanë paralajmëruar se pika e përmendur është kontestuese dhe do të implementohet selektivisht.

„Sjellja e këtij ligji do të mundësojë shkallë më të madhe të realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut në Mal të Zi“, përfundon Nimanbegu.