Në Shëngjin, s`paguajnë faturën, shoqërohen në polici me autobusin malazezë

June 28, 2016   | Rajoni / Region

Policia-Lezhe-autobusi-malazezePak ditë pasi disa shqiptarë që kishin të stampuar në makinë flamurin shqiptar gjatë kthimit nga Franca janë gjobitur nga policia malazeze me arsyen se provokonin turistët, në Lezhë, një autobus me studentë nga Mali i Zi është ndaluar prej disa orësh nga policia.

Të rinjtë kishin ardhur në Shqipëri për të zhvilluar një ekskursion.

Studentët janë shoqëruar në komisariat pas konfliktit që kanë pasur me stafin e restorantit në të cilin kanë drekuar.

Ngjarja ka ndodhur në Shëngjin ku sipas policisë studentët kane pasur probleme me pagesën e faturës së ushqimit që kanë konsumuar.

Ora NEWS