Gjendje alarmante në komunë: Cungu asnjëherë më shumë të punësuar se tash në kaninet 17 vetë – Video

June 29, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

zyrtaret e komunes-ulqinit-Cungu,Gjoni,Murati,Ndfrekiq,RadoviqNjë nga arsyet kryesore të kolapsit financiar të Komunës së Ulqini janë të punësuarit me kontrata të përkohëshme, të cilët në periudhën  e dy viteve të kaluara kishin arritur shifra alarmante, u tha dje në konferencën për media të zyrtarëve më të lartë të Komunës, transmeton portali Lajm.me.

Kryetari Nazif Cungu tha se vetëm në kabinetin e kryetarit kishte gjetur 17 kontrata të tilla. Ai nuk dha hollësi për arsyet që parardhësi kishte angazhuar një numër aq të madh personash, por është e qartë se në kabinet as nuk kishte karrige për të gjithë. Është më se e qartë se një pjesë e tyre as nuk shkonin në punë.

Nënkryetarja Hadixha Gjoni, e cila gjatë kësaj periudhe merrej në mënyrë aktive me shqyrtimin e këtyre kontratave, tha se disa prej tyre ishin kontrata qesharake dhe se as nuk dihej saktësisht se ku këta persona punonin.

Gjendja ishte alarmante, tha Gjoni, dhe përveç dëmit që po u bëhej puntorëve të rregullt, ajo la të kuptohej se në këto punësime ka pasur edhe shkelje të procedurave ligjore.