KKSH- Mesazh ngushllimi Ambasadorit te Turqise ne Podgorice

June 29, 2016   | Rajoni / Region

Genci-Nimanbegu-KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI
NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI
ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO
Nr. 129/16
Ulqin, më  29.06.2016

 

AMBASADA E REPUBLIKËS SË TURQISË NË MAL TË ZI

AMBASADORIT SH.T. Z . SERHAT GALIP P O DG O R I C Ë

MESAZH NGUSHËLLIMI

I nderuari Ambasador SH.T.Z. Galip,

Ndajmë dhimbjen me ju, me rastin e tragjedisë së ndodhur në aeroportin civil Ataturk në Stamboll që tronditi gjithë vendin dhe opinionin botëror.

Në emrin tim personal dhe të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për secilin person të vrarë në mënyrë aq të padrejtë, Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të ndjerëve dhe secilit qytetar turk. Jemi me Ju në këto momente të vështira.

Të marrësh jetën e njerzëve të pafajshëm,  t’i privosh nga e drejta për të jetuar, është krimi më i rëndë, më i shëmtuar që mundë t‘i ndodh  njerëzimit.

Ideatorët, autorët dhe përkrahësit e akteve të tilla skan aspak të bëjnë me jetën, me njëriun, me njerzimin, me dritën, me diturine, me besimin, ata janë pjellë e errsirrës, injorancës, urrejtjes,  si të tillë dinë të prodhojnë vetëm vdekje.

Do zoti marrin ndëshkimin e duhur !

Tragjeditë si kjo na bëjnë të reflektojmë thellë në ndergjegjen tonë, duke u munduar të gjejmë shkakun e ngjarjeve të tilla të shëmtuara, në një moment na bën të ndalemi dhe mendojmë se çdonjëri nga ne apo të afërmit tonë mund të ishte në vendin e atyre që humbën jetën pa fajin e tyre, e kjo është shumë e rëndë dhe na brengosë thellë në shpirtë të gjithëve.

Urojmë që ngjarje të tilla të mos përseriten kurrë në asnjë vend të botës.

Gjithashtu urojmë shërim sa më të shpejtë për  të gjithë të plagosurve.

Ju mbështesim dhe Ju qëndrojmë pranë!
Me respektin të veçantë!

KRYETARI

Genci Nimanbegu