Ulqinakja Suzana Shkreli, shqiptarja e parë në kongresin amerikan

June 29, 2016   | Lajmet / Vijesti

Suzana Shkreli-prokuroreSuzanna Shkreli merr nominim për në Kongresin Amerikan. E njohur si prokurore aktive në SHBA më herët zonjusha amerikano – shqiptare Suzanna Shkreli mori nominimin si kandidate e Partisë Demokrate të Amerikës për në Kongresin Amerikan në shtetin e Michiganit.

Shqiptarët në SHBA duket se kanë mundësinë e artë për të pasur zërin e tyre në tempullin e demokracisë së vendimmarrjes në SHBA dhe për këtë që prej ditës së sotme e gjithë vëmendja e tyre do të jetë për Znj. Shkrelin.

Lajmi është bërë publik nga diplomati i njohur Mal Berisha, shkruan lajmi.net, i cili thotë se “kjo tregon vlerat e demokracisë amerikane dhe të popullit tonë. Do të Isha i lumtur të bëja gjithçka të mundur për fitoren e saj që do të ishte fitore për tërë shqiptarët. Ftoj tërë shqiptaret e Amerikës dhe kudo që jane ta mbështetin atë”- përfundon mesazhin e tij diplomati Mal Berisha.

Kush është Suzana Shkreli?

Suzanna Shkreli është vajza e Zef dhe Maria Shkreli, me origjinë nga Ulqini dhe Gruda të cilët kanë emigruar në SHBA drejt një jete më të mirë. Suzana është një prej 4 fëmijëve të çifitit. Ajo nuk është e panjohur as për publikun shqiptar ndërsa pak kohë më parë vizitoi Shqipërinë në një tur konsultimesh të sponsorizuara nga Ambasada e SHBA-së, për të shkëmbyer eksperienca me prokurorët shqiptarë.

RTK