Bardhi i dërgoi telegram ngushëllimi ambasadorit të Turqisë në Podgoricë

June 30, 2016   | Ngjarjet - Events

mehmetbardhiBARDHI I DËRGOI TELEGRAM NGUSHËLLIMI   AMBASADORIT TË TURQISË NË PODGORICË,

SHKËLQESISË SË TIJ,  ZOTËRI Serhat Galip

 

me rastin e sulmit terrorist në aeroportit ATATURK të Stambollit

 

 

 

AMBASADA E  REPUBLIKËS SË TURQISË NË PODGORICË

Ambasadorit Shkelqesisë së Tij,  zotëri Serhat Galip

 

I nderuari Shkëlqesia e Juaj Ambasador,  zotëri Serhat Galip,

 

Ngjarja e rëndë që ndodhi dje, të martën (më 28.6.2016) në orët e mbasditës së vonë në aeroportin ATATURK të Stambollit, ku sipas informatave, në sulmin terrorist u shkaktuan shumë viktima të pafajshme: 41 persona të vrarë dhe 239 të plagosur, sulm ky i cili është i shtatti me radhë nga fillimi i këtij viti, na shqetësoi pa masë dhe na pikëlloi të gjithëve. Ky sulm brutal terorrist tronditi jo vetëm Stambollin e Turqinë, por edhe më gjerë, të gjithë njerëzit liridashës e paqëdashës, pra edhe ne, shqiptarët në trojet e veta shekullore, sot në Malin e Zi

 

Zotëri Ambasador,  Serhat Galip, duke  e dënuar  këtë akt brutal e barbarë terrorist, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi  (LD në MZ), partisë së parë politike shqiptare në Malin e Zi  (9.9.1990) dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta.

 

Zotëri  Ambasador, Ju lusim që ngushëllimet tona t’ia përcillni popullit dhe udhëheqjes më të lartë të Stambollit dhe të Republikës së Turqisë, e sidomos familjeve të të vrarëve, me shpresë e dëshirë që të plagosurit të shërohen sa më shpejt.

 

Në Ulqin,   më 29 qershor 2016

 

Me respekt.

Mehmet BARDHI, profesor, kryetar i LD në MZ

Mehmet Bardhi

 

 

E-mail: mbardhi@hotmail.com