Ulqinakja Vahida Hasanaga-Nimanbegu ekspozon në Zvicër

July 1, 2016   | Kulturë / Kultura

Vahida Hasanaga NimanbeguNjë vernisazh me shije mesdhetare e organizon galeria Hadorn të shtunën e javës së ardhshme, më 9 korrik , me fillim në orën 16.00, në Lichtensteig (SG). Piktorja shqiptare ka bërë tashmë një emër mjaft të njohur dhe të respektuar që i kalon caqet e Ulqinit e të Malit të Zi

Për herë të dytë brenda tri viteve të fundit, galeria “Hadorn” në Lichtensteig (Kantoni St. Gallen) prezanton këtë verë artin nga Ulqini. Kësaj radhe punimet e saj në pikturë i paraqet artistja ulqinake Vahida Hasanaga-Nimanbegu.

Piktorja 43 vjeçare gjatë periudhës korrik -gusht 2016 bën ture artistike me familjen nëpër Evropë. Ajo ka bërë tashmë një emër mjaft të njohur dhe të respektuar që i kalon caqet e Ulqinit e të Malit të Zi. Me punimet e saj Hasanaga-Nimanbegu ka marrë mjaft shpërblime në nivel të Malit të Zi e më gjerë si dhe është prezantuar në shumë ekspozita, personale e kolektive jashtë vendit.

Një vernisazh me shije mesdhetare e organizon galeria Hadorn të shtunën e javës së ardhshme, më 9 korrik , me fillim në orën 16.00.

Hintergase 4, 9620, Lichtensteig

albinfo.ch http://www.albinfo.ch/ulqinakja-vahida-hasanaga-nimanbegu-ekspozon-ne-zvicer/