Analisti politik, Albinot Maloku e quan cirkus dhënien e “Dekoratës Gjukaniviqit

July 12, 2016   | Opinione, Shoqëria / Društvo

MalokuMaloku e quan cirkus dhënien e “Dekoratës së Flamurit Kombëtar” kryeministrit, Millo Gjukaniviq

Analisti politik, Albinot Maloku është shprehur kritik ndaj presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani për dhënien e Dekoratës së Flamurit Kombëtar, kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Në një koment në profilin e tij në facebook, Maloku shkruan se dallimi mes këtij që mori Dekoratën, dhe subjekteve politike të minoritetit serb që protestuan kundër kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë qëndrimit të tij në Mal të Zi, karshi shqiptarëve është vetëm në nuanca.

DEKORATA-META-GJUKANOVIQ

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani-Faqja Zyrtare i jep Kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ndër të tjera edhe për “mirë-përfaqësimin e pakicës shqiptare në jetën politike dhe institucionet e Malit të Zi”. Cirkus president Nishani a? Të informojnë more ty cili është pozicioni i shqiptarëve të Malit të Zi, cili ishte kontributi i shqiptarëve në bërjen e këtij shteti dhe cili është shpërblimi që ata morren nga ky shtet? Dallimi mes këtij që mori Dekoratën, dhe subjekteve politike të minoritetit serb që protestuan kundër kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë qëndrimit të tij në Mal të Zi, karshi shqiptarëve është në nuanca. Mundësit dhe fuqinë e shqiptarëve në rajon, pra në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, IRJ të Maqedonisë e edhe në Luginë, askush nuk po ua shuan më shumë sesa vetë lidershipi politik shqiptar”, shkruan Maloku.

Parrotlla