Takime me Cungun për tejkalimin e problemeve që përcjellin sezonin turistik

July 12, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Nazif-Cungu-me-Kollaborator-Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij  sot kanë  patur një takim  me pronarët e objekteve  afariste  në  Ranë  dhe përfaqësuesit e Bashkësive Lokale  të cilët kanë shprehur shqetësimet e qytetarëve per ceshtjen e zhurmes se muzikes.

Pas dëgjimit të palëve  u tha se  komuna do të angazhohet  dhe do të marrë masa  për të  përmbushur kërkesat e qytetarëve por , ajo është e gatshme që në suaza ligjore ti dalë në ndihmë edhe pronarëve të objekteve hoteliere.

Mbetet që policia komunale dhe shëbimet e tjera të përcjellin me vemendje situatën në terren dhe  zbatimin e konkluzave të arritura ndërmjet palëve dhe  do të dënojnë  secilin  që nuk i përmbahen atyre.