Nika: Pse në këto zgjedhje parlamentarte nuk bënë të shkojmë si cjapi te kasapi…?!

July 15, 2016   | Opinione

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

– POR TI ANULOJMË ME VOTË ATO ….!!
Çmojmë se  këtë vështrim duhet filluar  me fjalët, se  Ligji Zgjedhor në Mal të Zi, që  “  u siguronte   mandatet e garantuara  “ shqiptarëve,  ai  NË ESENCË – kurrë nuk ka ekzistuar. Kjo ishte një” floskullë- vetëmashtrim “ , politik i  shpikur nga Bardhi, të cilës  më vonë nisi edhe ai  vetë  t’i besojë me shokët deputet , në kuptimin , kur përmendte   do “ të drejta të   fituara me ligj..”?!

Po kur dhe  kush ia fitoi , këto të drejta dhe ku ishin të shkruara – kurrë nuk  diti të na e tregojë…?!!

Ndërsa ne plotësojmë , se e  drejta    e garantuar ,ashtu si ishte  e dhënë në ligj , ajo    përmendej  vetëm në  “dispozitat  kalimtare- prelazne odredbe”, e  ligjit  përkatës,  por gjithkush e di ,  që  për praktikën juridike- prelazne odredbe… , i bie të  “ jenë   punë  nuti..” – dritëshkurtra ?!

-Dhe  kur erdhi koha , që ligji i këtillë , së fundmi  të  jepej  para komisionit ndërkombëtarë   – të venecias( dy herë) për miratim-  deputetët shqiptarë nuk  e obliguan vetën dhe nuk deponuan në komision    amendamente përkatëse duke  shprehur pakënaqësinë e vet –  me mohim të “ te drejtave të arritura..”, për të cilat , po të deponoheshin, mbase komisioni  ndërkombëtar do ti kish pranuar –  si të drejta të fituara që  përmendte   – BARDHI në Ulqin…?!

E KJO   DOEMOS  ËSHTË  – TRADHËTIA  MË E MADHE A  SHOKËVE DEPUTETË–  DHE  E CILA  U KURORËZUA  ME   VETË TRADHËTI  TË SHQIPTARËVE  NGA SHQIPTARËT…?!

Ndërsa Gjukanoviqi , po duket , kur “ I  KISH  MASHTRUAR  NDËRKOMBËTARËT  NË  RAPORT ME NE, thjesht kur   e kaloi kanalin e venecias – lumin…, na e pordhi kalin –   me ligjin e ri zgjedhor …?!

Dhe tashti,  na ka mbetur   të këndojmë e kuptojmë  drejtë , rreth zgjedhjeve , atë populloren që thotë:” Pordhi kali , nderë të hanit, ia la fajin nji shkodranit…?!  Kjo gjë  u pa , kur Gjukanoviqi , nuk iu siguroi  ulëset në kuvend  (shkodranëve- deputetëve… ), me do   “ dispozita kalimtare..”ashtu siç ishin mësuar dhe shpresonin..?!

–  Kur  , iu jepte “ pak më shumë deputetë..”, dhe nëse , i nevojitej  ndonjë  për shumicë, iu merrte   me trik zgjedhor , për të cilën  do flasim një herë tjetër…?!

Ndjenjën e tyre , pas këtij mashtrimi – kur u votua  ligji…., më së miri ,  na e shpjegon ,  kjo fotografi , e bërë në parlamentin e Malit të Zi- disa çaste pas votimit të ligjit zgjedhor- pa dispozitat kalimtare…?!  

Predstavnici albanskih stranaka (Foto: Luka Zekovi?)

Predstavnici albanskih stranaka (Foto: Luka Zekovi?)

Një fjalë e urtë  popullore thotë : Se gëzimi i madh dhe pikëllimi i madh nuk mund të fshihen…, shih pamjen e deputetëve atëherë …?!

 Dhe  dy, thuhet se  qesh   lezetshëm , kush qesh i fundit..?!! Genci qeshej dhe pse , jo …, kësaj radhe falë edhe një ligji tjetër , edhe gjeli –  do i bënte  vo ..?! Ky  me funksion  deputeti dhe me manipulim të nënshkrimeve  për kuvend të  këshillit nacional- ku Forca ishte më e organizuar…, do të zgjidhej edhe kryetar i KKSH-së…?!!

Po edhe  Sinishtaj  siç shihet, na vjen me një krenari largpamëse dhe indiferente, sepse  e dinte që me këtë ligj ,ai  sa humbi- aq  fitonte ..?!  Mendojmë  në  3 mijë eurot  në  muaj  si (vet- klub) për financim nga buxheti republikan në koalicion me Forcën , që iu fitoi me gjyq?!

Ndërsa-   Zenka – me vonesë , e kuptoj  që arrat do t’ia  hante  , për do kohë Dinosha…,  me  kolltukun  e ambasadorit në Tiranë..?!!

Ky i fundit- si ndërmjetësues  i dy politikave shtetërore – gjërat , nuk ia lëshon rastit, kujto  rastin e   dekorimit të Gjukanoviqit  nga Nishani. Ky për hesap të vetin,  është kah  inskenon edhe takimet e  njëanshme të politikës së shtetit amë – vetëm me disa deputet  socialistë shqiptarë  të DPS-it?!! Pa të gjithë deputetët shqiptarë që do të ishte e pëlqyeshme..?!!!

Si duket , nga fotografija më poshtë- “ buzqeshja iu ngri edhe Gencit..”- TASH EDHE KY DOLI JASHTË PROTOKOLLIT…..?!!

 Ilir-Meta me deputetët shqiptarë të Parlamentin e Malit te Zi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, zhvilloi një takim edhe me  disa deputetë shqiptarë të Parlamentit malazez….?!!!!

E unë , letë më falin, po dyshoj në punën e tyre ….?!

 

 

Kurse  pa dyshim, më i dhi(m)bshmi, dukej se doli  Bardhi , i cili përveç  që  mbet pa mandat , u përshëndet  edhe me pension të deputetit  që do ta kishte  1 mijë e 5oo euro…?!!!!

 Kurse të  gjithë kësaj  që ndodhi –  ne i themi që është si puna e  cjapit  që shkoi te  kasapi..?!!

 

  • VAZHDON: Si ma vodhi mandatin  e  fituar  të deputetit– DPS,  në zgjedhjet 97-98 ….?!!!

 


Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„