Kryetari Cungu takohet me Ministrin Bajrami

July 18, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika

Kryetari-Cungu-Ministri-Bajrami-UlqinKryetari Cungu me bashkepunetore takohen me Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Mr Arsim Bajrami

Me ftesë të Këshillit Kombëtarë  të Shqipëtarëve  në vizitë zyrtare në Mal të Zi, po qëndron Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës Z. Arsim Bajrami  Sot ai, ka pasur  disa takime. Fillimisht  është pritur nga kryetari  i Komunës së Ulqinit Z.Nazif Cungu, kryetari i kuvendit Loro Nrekiqi, dhe  nenkryetarët me të cilit ka biseduar për ceshtje aktuale, sic është  ai I rregjistrimit të studentëve tanë në Universitetin e Prishtinës por, edhe për  problemet që përcjellin arsimin shqip në Mal të Zi. Ishte konstatim I përgjithshëm që Kosova për dekada të tëra  ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shkollimin e të rinjve shqiptarë nga Mali I Zi, për  cgjë  shqiptarët dhe strukturat e tyre udhëheqëse u janë shumë mirënjohëse, poashtu Kosova, ka  ndihmuar arsimin shqip në Mal të Zi, në të gjitha nivelet në një platform të bashkëpunimi ndërshtetrorë. Ministri Bajrami  tha që edhe këtë vit  akademik dyert e Universitetit të Prishtinës do të jenë të hapura për të rinjtë shqiptarë nga Mali I Zi. Ai nënvizoi se asnjë I ri nuk do të mbesë pa u rregjistruar, do të bëhen përpjekje për shtimin e kuotave në drejtimet më të kërkuara, poashtu Ministria e arsimit për studentët tanë të sukseshëm do të  japë 20 bursa, poaq dhe vende falas në konvikte dhe shuajtje në menxën e studenteve.

Ndihma nuk do te mungojë në furnizimin me  tekste shkollore  si dhe me literaturë përkatëse për bibliotekën e shkollës tonë të mesme. Edhe nje hap I rendesishem eshte ne suaza te pranimit ne Univerzitete ku nxenesit nga Mali I Yi do te kene 30% perparesi ne baze te suksesit nga shkollat e mesme I cili yevendeson provimin shteteror. Ministri Bajrami I bëri thirje mësimdhënësve shqiptarë nga Mali I Zi që ti bashkëngjiten kolegëve të tyre nga hapsira mbarëshqiptare në Konferencën e mësimdhënësve shqiptarë që do të zhvillojë punimet në qytetin e Shkodrës Pas kësaj, Ministri Bajrami I shoqëruar nga Kryetari I Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve  Genci Nimanbegu patën një takim të drejtëperdrejte me të interesuarit ,rreth  cështjes së rregjistrimeve në Universitetin e Prishtinës në vitin e ri akademik.