Nika: Si ma vodhën mandatin e deputetit në 97-98 dhe pse….?!

July 18, 2016   | Opinione

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

  1. ZGJEDHJET 2016 

 –   TË   ANULOJMË  VOTËN…?!!!

–  KUSH  E HESHT KRIMIN I GARANTOHET FUND I FALIMENTUAR…?!

Në shkrimin paraprak  përmendëm se DPS shqiptarëve –   Iu jepte ” pakë më shumë deputetë”(5 me kushtetutë) dhe nëse  i nevojitej  ndonjë  prej tyre  për shumicë, iu merrte   me trik zgjedhor …?! – Herë një  , e herë dy….?!

Si pas praktikës, shteti, anulonte një vend votim të njësisë së parë , ku përsëriteshin zakonisht zgjedhjet dhe pastaj  DPS dukshëm fitonte. Kjo i shkonte  në favor deputetit shqiptarë nga DPS,  që garonte  në njësinë e dytë dhe  i cili  rrezikohej nga deputeti i fundit nga lista shqiptare- që  atëherë i ra  të  isha unë…?!PRA SIPAS FORMULËS SË DONTONIT – ISH I PRIVILEGJUAR….?!

Është çudi-  por  kjo punë , për  një kohë   të gjatë “  tolerohej “ edhe nga opozita …?! Për ata që dëshirojnë të dinë arsyen-  le të ndjekin vazhdimin e 4 të  radhës së  këtij shkrimi…?

Pasi ngjau akti  i grabitjes së  cekur – pata një bisedë në 4 sy me Bardhin .  Por që për këtë bisedë ,  asnjëherë nuk kam folur publikisht…?! Bile as në tekstin publik të dorëheqjes….?!!

Bardhi , në këtë punë , u mundua që   fajin  për  vjedhje, ta hedh edhe  te anëtari i  kryesisë së Lidhjes ,që vëllain e kish   anëtarë  të  komisionit  zgjedhor republikan . Dhe  i cili “ na e kish hedhur ….”,  pasi kish nënshkruar  si përfaqësues i yni  që LD,   në zgjedhje  kish fituar  vetëm  një deputet ?!

Ndërsa  unë  ,  isha vërtetuar në të kundërtën e kësaj që thuhej- vetë personalisht.  Duke u bindur,  që   ky person, këtë e kish nënshkruar – i manipuluar  dhe me siguri- pa dijen e vet( të paktën kjo ish bindja e ime…).

Ç’ është  e vërteta , për  veprimin  e tij , u binda dhe  fillova të dyshoj  edhe  pse lajmi i parë i rezultatit  në TV ,  ishte se LD- kish fituar dy deputetë….?! Dyshimi  mu shtua- natën e zgjedhjeve, kur  një shok i imi( edhe këtij nuk po ia përmend emrin me qëllim…)?! ,   e kish thirr direkt  në telefon : “ ….Se kush kish fituar … dhe ky po duket – “mortus pijanus…”, i ish përgjigjur që kish fituar “ Da Živimo  Blje…“?!! Ndërsa  kish pasuar  pyetja e radhës: „ Nuk po ju pyes për „ Da zhivimo bole….“, por a ka fitu  Muhamet Nika….“?!  Të nesërmen- pas dreke, u takova personalisht  me  të  si anëtar i  komisionit,  në një kafiteri të Katërkollës. Kurse ai  mundohej të më siguronte  që ishte   fituar  edhe mandati i dytë..?! Pasi pashë  që në dorë mbante  2  procesverbale të  komisionit dhe  i  thash hapi , pashë se  nuk ishin të ngjajshëm-  sipas njërit Lidhja kish fituar 2 deputetë  dhe tjetrit – vetëm një  1 deputet?!

Për çudinë time , pashë se  të dy procesverbalet ishin nënshkruar  nga të gjithë anëtarët  e komisionit nga të gjitha partitë?! Por edhe ky vet – dukej  të ishte i habitur… , duke u munduar të më bindë në validitetin  e të parit… ?! Dhe se  këte  gjë vetëm tashti po e shihte ….?! Kuptohet , se  përveç asaj që i thash : pse e ke nënshkruar edhe të dytin- kur ke nënshkruar të parin…,?! Ndërsa  ai  rrudhte  vetëm  krahët..?!!

Kuptohet që u solla në mënyrë të denjë me te , pasi pashë që  ishte e qartë  , që rezultatin e   grabitjes së të dytit …, e kish përpunuar policia e fshetë , mbi të cilën , për kohën nuk ia vlente të ngriteshe ?! Vetëm  se u sigurova,  që  procesverbalet do t’ia dorëzonte  Bardhit….?!

Por po i kthehem temës…, kujtoj  që Bardhit , i thashë  se ka mundësi të jetë edhe ashtu, që na e kanë vjedhur duke na e futur…, por përse të mos ankohemi në instancën përkatëse dhe bile të shfrytëzonim të drejtën e njehjes së votave  edhe me dorë( 30mijë votat e  njesisë së dytë) ? E  duke e paguar edhe na vetë  – si parti komisionin – Te kjo ide,  ardha , sepse edhe në Amerikë  këtë vit  për të mos përsëritur zgjedhjet kishin pranuar që edhe një herë me dorë të njeheshin votat…?! Por kuptohet  , se këtë propozim  timin nuk e pranoi dhe atëherë – pas disa kohësh , kur u binda në shitjen e mandatit  tim- vendosa  të largohem nga Ld-  ja , edhe pse isha i vetëdijshëm , që propaganda e saj – do të më shpallte  si tradhëtar , mirëpo nuk u brengosa?!

– Këtë e bënë edhe herëve tjera….??!!!! Por nejse – koha dëshmoi dhe dëshmon të vërtetën…?!

Po duket – unë  u flijova , sepse DPS- it , i mungonte vetëm një deputet,për të bërë shumicën…?! ATA –SHTETI ; PËR TË SIGURUAR KËTË  PËRSËRITEN ZGJEDHJET NË NJË VENDVOTIM NË NJËSINË E PARË – DIKU NË TIVAT ,  I CILI PËRFUNDIMISHT , SIPAS MUNDËSISË SË DERDHJES SË VOTAVE – PREJ NJËSISË   SË PARË NË NJËSINË E DYTË-  ME SHTYRI  MUA ME VOTAT E TIVATIT JASHTË PARLAMENTIT..?!

– KAM DËGJUAR QË NË KËTË VEND VOTIM ( QË QËLLIMISHT ISH ANULUAR, ISHIN  VOTUES KRYESISHT FAMILJARË TË USHTRISË JUGOSLLAVE  TË CILËT LEHTË VOTONIN –  „PËR MOTIV PATRIOTIK..“ , SEPSE RREZIKOHESHIN NGA HYRJA NË QEVERI , TË NDONJË MINISTRI  SHQIPTAR : TË MBROJTJES – POLICISË –   TË PUNËVE TË JASHTME,  APO  TË  FINANCAVE…?! E QË KJO TË MOS NDODHTE  – ISH DAKORD  DHE  PËRKUJDESËJ EDHE OPOZITA..?!!!  SHIKUAR NË ANOLOGJI – KJO I BINTE PËR TA – SIKUR TË KISHE GABELIN DHËNDËR….?! MBASE KY RREGULL  I PA SHKRUAR  VLEN EDHE SOT…?!!

Pra deri diku – Bardhi MBASE  edhe kish të drejtë që nuk ankohej,  sepse – ne nuk e kishim  të mundur  të fitonim vota në njësinë e parë nga serbo malazezët E USHTRISË JUGOSLLAVE…?!!!

Më vonë punët ndryshuan dhe  po- Cungu , „ u kujtua“ dhe filloi të fitojë  vota edhe në njësinë e parë- Ai e di se si…?!!Por kur nuk  u  piu më ujë ligji nga Cungu…, u ra ndër mend ta ndërrojnë  ligjin  e ta çojnë në Venecia

Prandaj pas miratimit të ligjit të ri,   patëm këtë fotografi…,  që dikush qeshte e dikush sa nuk qante..?!!

Predstavnici albanskih stranaka (Foto: Luka Zekovi?)

Predstavnici albanskih stranaka (Foto: Luka Zekoviq)

Predstavnici albanskih stranaka (Foto: Luka Zekoviq)

 

 Vazhdon – nr. 4.

Çfarë i tha  deputeti serb –Dragan Shoq, Filip Vujanoviqit rreth  vendeve të garantuara shqiptare  dhe si u zhvillua më tej ngjarja…

Kush e flijoi  mandatit tim…..?!!

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„