Ankesa e turisteve alarmon Organizatën nacionale turistike

July 19, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Napad-dilera-na-turiste-u-Pristan_Ulcinj.3Call-qendra e Organizatës nacionale turistike (ONT) 0 8000 1300 e cila është në dispozicion të turistëve 24 orë në ditë për të gjitha informatat, sugjerimet, ankesat dhe lëvdatat, ka shënuar javën e kaluar (8-15 korrik) mjaft ankesa të mysafirëve, njoftohet nga ky institucion, raporton portali Ul.info.

Shumica e ankesave të mbërritura ka të bëjë me mbeturina dhe deponi, staf të pasjellshëm, pikat kufitare, papastërtinë e plazheve, mosrespektim të rendit në plazh dhe rregullin 50/50 që ka të bëjë me mobiljet në plazh.

Shtohet që mysafirët janë ankuar edhe në dhënie të paligjshme të akomodimit, gjegjësisht në dilerë, dhe atë veçanërisht në Ulqin.