I. Karamanaga kritikon zgjedhjet në Këshillin ekzekutiv të Organizatës turistike

July 21, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

ismet-karamanagaIsmet Karamanaga kritikon zgjedhjet e djeshme të kuadrove në Këshillin ekzekutiv të Organizatës turistike

Koalicioni ne Ulqin  po vazhdon t’i politizojë edhe më tej thuajse të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike, por edhe institucioneve të pavarura në vend, me militantë të partive në pushtet shkruan Ismet Karamanaga në rjetin social të Facebookut.

Guidi turistik dhe kryetari i Shoqatës „Kalaja“ Ismet Karamanaga ka kritikuar zgjedhjen e kuadrove në Këshillin ekzekutiv të Organizatës turistike (OT) Ulqin që është bërë dje në Kuvendin e OT-së.

Duke ditur rregullatoren e ligjit mbi turizën në botën mbarë ligji kërkon njerëz me integritet dhe kompetencë në punën e tyre, njerëz profesionistë dhe të papërfshirë politikisht.

„Ishte një mbledhje e cila të përkujton në kohën e komunizmit, me një përjashtim, se komunistët kanë zgjedhur njerëzit që pak e shumë e kanë njohur turizmin, kurse këto sot nuk jam fare i sigurt se e njohin turizmin.Të gjithë vetëm sa janë përfaqësues të partive politike. Fakti se në çë gjendje është turizmi te ne sot, e deshmon këtë“, shkruan Ismet Karamanaga në profilin e tij të rjetit social të Facebookut.

Ismet Karamanaga Facebook