Nika: Kush është i zoti – mos i qoftë i zi moti?!

July 21, 2016   | Opinione

 muhamet-nikaShkruan Muhamet Nika

  

–  KOMUNA NË TOKËN  E SAJ  NË SHTOJT-  PA   AKVAPARK  DHE  PA LLUNA  PARK-  KUSH  KUJT –  PO I MBA KANILIN…?!!!

Nuk  e kanë thënë kotë të parët tanë që ai i cili është i zoti, nuk i shkon i zi moti..?!

– Në Shtoj , ai i cili të len pa”  Akva park- të le edhe pa “ Luna park..”, nëse   Luna  Parku nuk   vendoset  “  te vetë..”- pak ma poshtë  e jo na komunës?!!

Pa çka se komuna –mbet pa 15 mijë euro..?!!

Tenderi-Lecitimi-Toka-Ulqin
KJO ËSHTË NJË PJESË NGA SKEMA E REGJISTRIT TË OBJEKTEVE TË PËRKOHSHME , E CILA SHËNON SIPËRFAQEN E LIRË TË TOKËS SË KOMUNËS – QË U QITEN NË “LEÇI- LICITIM PUBLIK…., DHE PËR TË CILËN U PA SE KËSHILLTARËT E KOMUNËS KISHIN VËREJTJE , PRANDAJ S’PATI KVORUM …, QË PRITET TË BËHET NESËR?!!- INSHALLA….?!

Në  TE  shohim se si . pas numrit rendor 27-24 në “DONJI ŠTOJ“, komuna kish planifikuar që të japë një hapësirë TË SAJËN -me qira ,  për 5 mijë euro, për  LLUNA PARK  dhe e cila në çmimin e parë  arriti në 9 mijë euro. ..?!

Por për çudi , ky vendim i komisionit , u anulua përsëri nga  komisioni  me vendim të kryetarit të komunës…?!

Dhe po duket se mbetëm  NË TOKË TË KOMUNËS- pa  luna park, ashtu si mbetëm  pa akva park…?! Mos pyesni arsyen ata gjithherë mund të gjinden?!!

Ishalla  ky veprim nuk është i lidhur diku me ata persona që ndaluan – Akva parkun..?! Nuk po u besojmë gojëve të liga të cilat  këto dy punë i lidhin bashkë, se demek luna parku  do të vendoset diku më poshtë ashtu si akva parku në një hapësirë- tokë private  për 8mijë euro….?!!

Me gjithë atë , nesër në kuvend-  mbase tesh po e shohim ku rri lepuri- si fëmijë  , në shkollë   na mësonim që rri nën lakën…, aty ku edhe lindëm ne –si  fëmijë sipas  përrallës së gjyses , kur  e bezdisnim të dinim se si lindëm…?!

Por mbase , ku do lindë luna parku, ka mundësi që të mos e dini kurrë…..?! Kryetari i kuvendit, sipas rregullores ,  e ka përgjigjen edhe më të lehtë se gjyshja.., sepse-  kur kryetari i komunës thirret në nenin 58 – atëherë sipas rregullores , kuvendi  nuk ke të drejtë as ta pyes fare- të paktën sa ne gjyshen.

Kuvendi  sipas këtij neni, vendos pa debatë. Pa marrë para sysh , që nuk  je   i bindur që ke le nën lakën.   Gjyshja – si duket , mbase fliste me metaforë dhe kish të drejtë, por..?!!!!

Tenderi-Lecitimi-Toka-Ulqin-1

Kush kujt po i mba kandilin….?!Shih emrat e anëtarëve të komisionit , të cilëve iu imponua të anulojnë tenderin QË KISHIN MIRATUAR..?!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„