Vendimi i qeverisë për legalizimet e ndërtimeve pa lejë në Ulqin

July 21, 2016   | Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

ulcinjQeveria malazeze ka përgatitur dhe dërguar në procedurën kuvendore Planin e aksionit për shndërrimin e vendbanimeve joformale në formale, raporton portali Ul.info.

Në Qeveri mendojnë se përveç dobisë për qytetarë, të cilët do bëjnë investimin e vet legal dhe në këtë mënyrë do ta rrisin vlerën e tij në tretë, administratat lokale do të mbledhin të ardhura të konsiderueshme nga pagesa e kompensimeve komunale për rregullimin e tokës ndërtimore.

Vetëm në territorin e komunës së Ulqinit në fund të vitit të kaluar janë regjistruar afër pesë mijë objekte të „egra“ (4.968).