Abazoviq e quan skandaloz dënimin e hotelierit Alloviq

July 22, 2016   | Politika

Dritan-Abazoviq-Nënkryetari i URA-së dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka vlerësuar se vendimi i organeve gjyqësore që të dënohet hotelieri Skender Alloviq me dënim prej 1500 euro është skandaloz, raporton portali Ul.info.

Ky dënim pak kohë më parë është përcaktuar në Gjykatën për kundërvajtje në Ulqin, sipas padisë së policisë, për arsye se në lokalin e tij „Shisha bar“ erdhi deri tek „prishja e rendit dhe qetësisë publike“ gjatë ndeshjes futbollistike Armeni-Shqipëri të luajtur në tetor të vitit 2015.

„Nuk mund të besoj se policia përdor këto mjete. Kjo është tejet jokorrekte, skandaloze. Tentojnë edhe njëherë që të prishin imazhin qytetarë të Ulqinit dhe të krijojnë presion shtesë para zgjedhjeve parlamentare“, tha Abazoviq në Kuvendin e Malit të Zi duke shtuar se „këto gjëra nuk e nderojnë gjyqin, e as policinë tonë“.