Përplasje gojore në parlamentin e Malit të Zi, gjatë përdorimit të gjuhës shqipe

July 22, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Nimanbegu-Knezheviq-Debate e ashper ne mes te deputeteve Nimanbegu dhe Knezheviq lidhur me perdorimin e gjuhes shqipe parlamentin e Malit të Zi

Gjate seances se Kuvendit te Malit te Zi ne piken per ndryshimet dhe plotesimet e Ligjit mbi mediat, deputeti i Forces Genci Nimanbegu ka shfrytezuar te drejten Kushtetuese per te cilen ka kohe qe e kane kerkuar, qe ne Kuvendin e Malit te Zi te mund te flitet ne gjuhen shqipe, raporton portali TV Teuta.

Nimanbegu e pershendeti kete nisme dhe diskutimin e zhvilloi ne gjuhen amtare, mirepo deputeti i Frontit demokratik Millan Knezheviq tha se perdorimi i gjuhes shqipe vjen si rezultat i vizites se Ilir Metes te cilin e karakterizoi si bashkepuntori me i ngusht i Enver Hoxhes dhe tha se nuk do te komunikoje me deputetet  shqiptare derisa kete te drejte ta fitojne edhe deputetet serb ne Kuvendin e Shqiperise. Nimanbegu u pergjigj se kjo nuk ka te beje me zoteri Meten por me nje iniciative te cilen ai ka kohe qe e ka derguar ne kuvend, dhe se zoteri Meta nuk ka mundur te jete bashkepuntore i Enver Hoxhes pasi ka lindur ne vitin 1969.

Mundeni ta ndigjoni videon nga TV Kuvendi i Malit të Zi në integritet në You Tube në orën 5:39:11