Gazetat e rajonit: Debatet e forta për Nimanbegun flet shqip ne parlamentin e Malit të Zi, acarohen deputetet proserb

July 23, 2016   | Reportazh / Reportaža

nimanbeguPërdorimi i gjuhës shqipe është bërë shkak i përplasjeve të ashpra në Parlamentin e Malit të Zi.

Gjithcka ka ndodhur pasi deputeti Genci Nimanbegu përfundoi fjalimin e tij në gjuhën shqipe dhe kërkoi që gjuha shqipe të përdoret në Parlamentin e Malit të Zi. I ashpër ishte reagimi i deputetit proserb Milan Nkezheviq, raporton agjencia Ina.

Pasi deputeti shqiptar Genci Nimanbegu përfundoi fjalimin e tij në gjuhën shqipe, deputeti Knezeviq mori fjalen duke pyetur se a ka diçka të ngjashme ne parlamentin shqiptar.

Duke vazhduar, deputeti Knezheviq kërkoi që deri sa të jetë kështu ai nuk do të komunikojë, duke aluduar komunikimin me deputetet shqiptarë.

Ai po ashtu kërkoi që gjatë kohës që deputetet shqiptarë të flasin shqip atij t’i mundësohet ndëgjimi i këngëve të tija të preferuara.

Në debat u kujtuar rasti kur kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta përshëndeti deputetet në gjuhën shqipe. Fakt, që u prit edhe me protesta nga deputetët serb. Gjatë reagimit, ai e ka quajtur Metën, bashkëpunëtor të ngushtë të enver Hoxhës.

Mundeni ta ndigjoni videon nga TV Kuvendi i Malit të Zi në integritet në You Tube në orën 5:39:11