Nika: Çfarë do të bëhet pas të hënës me objektet e përkohshme…?!

July 24, 2016   | Opinione

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

  • KUVENDI NUK KA KVORUM?!!

I paralajmëruar nga kryetari  i tij L. Ndrekiq, që kuvendi do të vazhdojë punën,   kësaj të premteje   për të votuar  programin  e  objekteve të përkohshëm ,  përsëri  nuk  ndodhi …, arsyeja –  mungonte kuorumi..?!

Merret vesh që ai,  pritet të vazhdojë të hënën, por me pak gjasa minimale  pasi një krah i  Gjekës, nuk duan të bëjnë shumicë duke kaluar programin- për veç  ndonjërit , që mbase lidhet me interes personal….?!

Bile për këtë, edhe po të duan- të  ndërrojnë mendim, zor se do ta  mund  ta bënin…, pasi   mund të ndihen” të përdhunuar..” për një veprim të tillë nga Forca!  Këshilltarët e Forcës  patëm rastin të shohim  se i kishin kërcënuar ata   me fjalët : Nëse ju nuk votoni programin – Ne nuk ju votojmë Met Gjonin për nënkryetar komune?!

ÇKA  NDODHË- NËSE  KUVENDI NUK  VOTON  PROGRAMIN…?!!

A  do të thotë kjo , se këshilltarët , me bojkot të tij eventual , rrezikojnë  mbushjen e buxhetit të komunës dhe se kjo është me interes për qytetarët- arsyetim i dëgjuar  në kuvend nga Genc Niman Begu –  Me siguri jo?!

Lejet e dhëna nga kryetari , nuk është se mund të anulohen – të zhbëhen nga KUVENDI…?!

– Ata lirisht , vazhdojnë  punën e vet pa kurrfarë problemi ?!!Qofshin  ato edhe  kontestuese me ligj …?!

Po  atëherë –  përse e gjithë kjo zhurmë…?! Edhe  vet  nuk  po e kuptojmë…?!

Një gjë e dimë – Ligji i tillë nuk është që sot në fuqi dhe  as programi  nuk  është se votohet për herë të parë me të meta që flet Bashoviq. Vërtetë në kohë tjera, por  ka ndodhur që bile programi  , as  nuk i  ofrohej  fare  kuvendit në miratim .

Madje  edhe në kohën time-  kryetari Hajdinaga , nuk më shtinte  në  zor, si Cungu- loron, dhe e  nënshkruante  vet programin e përkohshëm…?!

Por  ama- as opozita e atëhershme –  FORCA, nuk është se nuk merrej vesh  për këtë  punë  dhe nuk  kërkonin si opozitë – TRANSPARENCË…,  që programi  I OBJEKTEVE ….të  votohej në kuvend( në se nuk më ka lënë  kujtesa)…? Por-  po.., kam parë të ankoheshin  – si Forcë , vetëm për Valdanos…Ku na i lenin –do kaçile ullinjsh , pas derë  së komunës…..?!!

Cili mund të jetë rezultati?!

Kjo mbase edhe  mund  dihet- nëse nuk u kalon inati, për pasojë do kishim-  mos zgjedhja e nënkryetarit  të PD-së. Por as ky akt , nuk do ti shqetësojë  ata që mbeten  në parlament( nga të F. Gjekës).

Mbase  do të shpresojnë , që  nëse – Cungu, ” nuk i dveti- për    Bajram të   Madh”- program…,  atëherë  do t’i  pyes  për Bajram të Vogël …..?!! Kuptohet pas dy muajve…?!!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„