Abazoviq-Camaj: Ligje që cungojnë të drejtën në vetëqeverisje të plotë lokale

July 29, 2016   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Camaj-AbazoviqLigjet për vetëqeverisje lokale të cilat Komunën e Tuzit (Malësisë) e parashikojnë komunë në kuadër të kryeqytetit janë cilësuar si ligje diskriminuese të cilat bien ndesh me Kushtetutën e Malit të Zi, kështu kanë vlerësuar deputeti i pavarur në parlamentin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kreu i LD në MZ, dega e Malësisë Nikollë Camaj, të cilët kanë ngritur iniciativë në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi në lidhje me këtë çështje.
“Që nga paralajmërimi dhe aprovimi i Ligjeve me të cilat Malësisë i cungohet e drejta në vetëqeverisje të plotë lokale, kemi ngre zërin dhe ligjet në fjalë i kemi cilësuar si eksperimente diskriminuese dhe antikushtetuese. Po ashtu, kemi ngre zërin kundër tentativës për implementimin e këtyre ligjeve, pa zgjedhje të reja, por që në të dy rastet, këtu në Kuvendin e Tuzit, ishim të vetmuar, prandaj edhe paralajmëruam se do të ngrehim procedurë para Gjykatës Kushtetuese. Këtë e bëmë më 22 korrik, edhe pse e gjithë kjo mund të duket e të dalë sipas asaj “padit djalin te baba”, ne menduam se duhet provuar çdo variant që dëshmon se shqiptarët e këtushëm janë të pakënaqur me statusin e imponuar nga pushteti dhe vasalët e tyre”, u shpreh Nikollë Camaj për Koha Javore.

Koha Javore