Otrant Ulqini nesër miqësore me Vllaznin

July 29, 2016   | Sporti / Sport
Vllaznia-Otrant-UlqiniNë përballjen e nesërme me Otrant do të luajë me kuqeblutë edhe mesfushori kosovar Yll Hoxha. Ai ka mbërritur pasditen e së enjtes në Shkodër. Ai konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për skuadrën, por gjithsesi duhet parë se si do të përshtatet me pjesën tjetër të saj.

Të shtunën pasdite, ekipi i Vllaznisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore. Këtë herë përballë saj do të jetë Otrant i Ulqinit. Drejtuesit e të dyja klubeve kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshjeje dhe tashmë mbetet vetëm për t’u përcaktuar vendi se ku do të luhet. Kjo ngaqë fillimisht u mendua të luhej në Ulqin, por gjendja jo e mirë e fushave stërvitore atje ka bërë që të ekzistojë mundësia e spostimit të saj në Shkodër. Kjo gjë do të vendoset në orët në vijim, megjithatë e sigurtë është që ndeshja do të luhet. Vllaznia deri më tani ka zhvilluar tri miqësore. Të parën e ka luajtur në Tuz, ndaj Deçiçit, dhe e ka fituar me rezultatin 2-1.

Të dytën e ka luajtur në Tivar, ndaj Mornarit, dhe e ka fituar 1-0, ndërsa të tretën e ka luajtur pasditen e së mërkurës në Shkodër, ndaj Deçiçit (ka barazuar 0-0). Tashmë mbetet për t’u parë rezultati i kësaj ndeshjeje ndaj kundërshtarit tjetër malazez. Në përballjen e nesërme me Otrant do të luajë me kuqeblutë edhe mesfushori kosovar Yll Hoxha. Ai ka mbërritur pasditen e së enjtes në Shkodër dhe ka arritur një akord paraprak me drejtuesit e klubit, ndërkohë që në ditët në vijim pritet edhe hedhja e firmës në kontratë, çka duket se është një formalitet.

Ai konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për skuadrën, por gjithsesi duhet parë se si do të përshtatet me pjesën tjetër të saj. Për momentin me kuqeblutë nuk ka ndonjë lojtar tjetër të huaj të ardhur për provë, sepse të gjithë ata që ishin janë larguar. Vllaznia, gjithsesi, ka ende nevojë për përforcime, sidomos në repartin e sulmit, ku ende nuk është gjetur njeriu-gol.
Nga Shkodra, Gjergj KOLA

Burimi: http://telesport.al/
© telesport.al