Fluks i madh turistësh në plazhin e Ulqinit – Video

July 30, 2016   | Turizmi / Turizam

Fluks i madh turistësh në plazhin e Ulqinit-Muriqan-

Fluks i jashtëzakonshëm udhëtarësh në doganën e Muriqanit. Radhë kilometrike

Qytetarët që kanë kaluar sot në pikën kufitare të Muriqanit veç temperaturave të larta u duhet të përballojnë edhe radhët e gjata. Fluksi i madh i lëvizjeve në këtë pikë kufitare me Malin e Zi ka bërë që radha e automjeteve të arrijë deri në pesë kilometra, siç tregojnë dhe fotot dhe video ekskluzive që sjellë “Koha Jonë”.

Turistët dhe emigrantët që kalojnë në këtë pikë qëndrojnë 2-3 orë në radhë.

Fluks i madh turistësh në plazhin e Ulqinit-Muriqan-1

Sportelet në këtë doganë punojnë me intensitet të plotë, por fluksi i hyrjes së makinave është jashtëzakonisht i madh. Institucionet nuk kanë dhënë shifra të sakta për hyrjet e ditëve të fundit, por për një pikë u kalojnë mijëra qytetarë në ditë është nevoja që të shtohet personeli dhe numri i sporteleve.

Shumica e mjeteve janë me targa të huaja, gjë që tregon për turistë që vijnë drejt Shqipërisë. Kontakti i tyre i parë me Shqipërinë është radha e gjatë dhe e lodhshme në Muriqan. Derisa themi se Shqipëria e ka prioritet turizmin, institucionet duhet të kujdesen që vizitorët të mos vuajnë që sa hyjnë në tokën shqiptare.

Koha Jonë

YouTube Preview Image

Pika-kufitare-Morine-Kukes_

Fluks kosovarësh në doganën e Morinës

30 mijë shtetas të Kosovës qe ne oret e para te mëngjesit të së shtunës kaluan doganën e Morinës ne rrugëtimin e tyre drejt brigjeve shqiptare, por dhe drejt Ulqinit, duke shënuar dhe rekordin ne kete sezon turistik. Megjithëse fluksi ishte mjaft i madh nuk pati radhe te gjata. Statistikat e muajit korrik flasin për shifra rekord të hyrjeve krahasuar me të të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Gjatë korrikut kanë hyrë në Shqipëri rreth 450 mijë shtetas nga Kosova, ndryshe nga një vit më parë kur janë regjistruar rreth 300 mijë. Vetëm fundjavën e kaluar kanë hyrë në Shqipëri rreth 20 mijë persona nga Kosova, ndërsa mesatarja ditore për datat e tjera të muajit korrik, sipas policisë kufitare është rreth 17 mijë vizitorë në ditë. Ky fluks pritet të rritet edhe më shumë gjatë gushtit.

Vizion Plus

YouTube Preview Image