U mbajt Kuvendi zgjedhor i Forcës së Re Demokratike

July 30, 2016   | Ngjarjet - Events, Politika

Kuvendi zgjedhor i Forcës së Re Demokratike-Kongresi-UlqinSot në “Hotelin Mediteran” u mbajt Kuvendi i tretë zgjedhor i Forcës së Re Demokratike ku të ftuar ishin lider të partive të ndryshme si Levizja Qytetare Prespektiva, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lëvizja qytetare URA, Alternativa Shqipetare,Partia Social Demokrate , Lidhja Demokratike,Partia Demokratike e Socialisteve, Partia Demokratike dhe disa figura tjera politike .
Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu, gjatë një fjalimi që e mbajti sot i falenderoj të gjithe të pranishmit që ishin prezent në këtë organizim, i falenderoj te gjithë liderët e partive te ndryshme politike.

Kuvendi zgjedhor i Forcës së Re Demokratike-Kongresi-Ulqin-1

Në kuvendin e tretë zgjedhor të Forcës së Re Demokratike  u zgjodhën organet e reja të partisë dhe kryetari i saj. Edhe në mandatin e ardhshëm funksionin e kryetarit të partisë do ta kryej Nazif Cungu, i cili nuk pati kundërkandidat dhe u zgjodh njëzëri.

Në fund ishte përgaditur dhe një koktej për të gjithë të pranishmit.