Ulqin: Mjeshtri shqiptar i violinave me famë botërore

July 30, 2016   | Reportazh / Reportaža

Mjeshtri shqiptar i violinave me famë botëroreUlqini, një vend i vogël bregdetar shqiptar, i cili ndodhet në Malin e Zi, përveç historisë së vet të bujshme mbi 2500-vjeçare, nxori njerëz me nam në fusha të ndryshme.

Ulqini u përfshi në ngjarje dhe situata historike shumë të rëndësishme kombëtare që nga Lufta e parë Iliro-romake, Beteja e Lepantit e deri te Kongresi i Berlinit, ku me vendim të fuqive të mëdha i takoi Malit të Zi, shkruan Gazmend Çitaku në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Shkrimet e para për Ulqinin janë ato të Plini Plakut (23-79 e.re) që këtë vend e identifikojnë si qytet nga viti 250 para erës së re. Nëpër Ulqin kaluan dy kalorës irlandez, Hugo Iluminatori dhe Simon Simeoni në vitin 1321 dhe në relacionet e tyre që më vonë u botuan nën titullin “Itinerarium Symonis Semeonis Ab Hybernia Ad Terram Sanctam. Scriptores Latini Hiberniae, Volume IV.”, përveç tjerave tregojnë se rruga për në Jerusalem i ka çuar nëpër Ulqin dhe konsiderohet se ky duhet të jetë shkrimi më i vjetër mesjetar për Ulqinin.

Nga Kepi i Rodonit shihet Kalaja e Ulqinit, dhe lidhjet e Skënderbeut me qytetin e Ulqinit ishin të shumta madje disa historianë thonë se Skënderbeu zgjodhi Ulqinin si vendin ku do të kalonte ditët e para të martesës me Donikën?! Pason Arnold von Harffi më 1466-1469, ku fjalorin e vet me fjalë shqipe i mbledh mu në Ulqin. Më 1666 në Ulqin internohet Sabataj Zevi, i vetëshpalluri Mesi dhe reformatori i librit të shenjt të hebrenjve, Talmudit, ku edhe ndodhet tyrbja e tij. Të zënë robër nga detarët ulqinakë hasim edhe Servantesin dhe mjekun e njohur francez Fransua Pukëvili e të tjerë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Koha net