Komuna e Ulqinit organizon mbremje Donatore për Otrant – Olimpik

August 9, 2016   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Komuna-Ulqinit-mremje-donatore-Otrant-OlimpikKomuna e Ulqinit organizon më 10 gusht 2016, ora 20, në BeachBar Bellevue në Plazhin e madh,Mbrëmje Donatore për KF Otrant –Olimpik. Pas sukseseve të njëpasnjëshme të klubit gjatë  sezonit garues 2016-2017 klubi i qytetit tonë është renditur në Ligën e Dytë. Për vazhdimin me sukses të aktiviteteve klubit i nevoiten  mjete të konsiderueshme që mendojmë se mund ti sigurojmë krahas komunës edhe nga  admiruesit e futbollit, parasëgjithash nga  afaristë dhe sipërmarrës të qytetit tonë.

Duke ndihmuar klubin futbollistik Otrant-Olimpik  me një traditë të gjatë ne ndihmojmë fëmijët , të rinjtë dhe talentët e qytetit. Jemi të bindur që thirjes do ti përgjigjen  të gjithë të ftuarit  e ku në një mbrëmje të vecantë ku do të flasin Kryetari i Komunës  Z.Nazif Cungu, udhëheqesi sportiv Skender Rexha, përfaqesues të Federatës së Futbollit të Malit të Zi , ku do të evokohen kujtime nga veteranët  e ku nuk do të mungojnë dhe tingujt muzikorë mendojmë se lehtë do të  sigurojmë  bartësit e paketave të sponsorimit .