Afaristët dhe kompanitë e qytetit tonë do të mbeshtesin KF Otrant – Olimpik

August 11, 2016   | Sporti / Sport

FK Otrant-Olympic - Donatori -Ulqin-UlcinjNë mbrëmjen e donatorëve që u organizua nga komuna e Ulqinit për Klubin futbollistik Otrant-Olimpik u grumbulluan 42.500 euro nga të cilat 5.500 euro u grumbulluan nga biletat hyrëse. Shumë kjo e konsiderueshme e cila do të vihet në shërbim të nevojave të klubit. Nata kishte shumë surpriza dhe të papritura të këndëshme. Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, shpreh falenderimet e tija të sinqerta per sejcilin donator. Kjo shton ai më jep shpresë se për sportin në qytetin tonë ka të ardhme. Ai shton që Komuna do të bëjë çshtë e mundur që klubet sportive  të veprojnë normalisht, sepse në to janë të inkuadruar fëmijet dhe të rinjtë tanë. Nata e donatorëve tregoi se qytetarët tanë, afaristët, përfaqësuesit e kompanive janë adhurues të sportit.

Sponsori i artë i klubit është kompania M-tel, sponsor të pakos së argjentë janë Cungu & Co. dhe Riviera e Ulqinit, ndërsa hoteli Blue Moon do të jetë sponsor i pakos së bronztë. Miq të klubit në këtë sezonë do të jenë të shumtë: kompaninë Kurti, Mit Liçina nga Luksemburgu, Procaffe, TrioPro, Jakup Fici, plazhi Miami, EuroMix, Brisku Construction, Agris, Llolla Company, Millenium, familja Gjuroviq dhe Loro Nrekiqi.

FK Otrant-Olympic - Donatori -Ulqin-Ulcinj-1