Shpend Ahmeti ka pritur në takim një delegacion të Komunës së Ulqinit Taficen, Daboviqin dhe Cekën

August 11, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Shpend-Ahmeti-Tafica-Daboviq-Ceka-Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur në takim një delegacion të Komunës së Ulqinit

Në një njoftim për media thuhet se delegacioni përbëhej nga sekretari i Sekretariatit për Urbanizëm, Aleksandër Daboviq, dhe këshilltarët, Mehmet Tafica dhe Rexhep Ceka, të cilët kishin ardhur për vizitë pune në Komunën e Prishtinës.

Në takim, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti potencoi se takimet bilaterale duhet të rezultojnë në bashkëpunim konkret në mes të dy komunave, i cili pastaj do të rezultonte në projekte konkrete.

Më pas delegacioni i Komunës së Ulqinit u prit në Drejtorinë e Urbanizmit, nga drejtori Liburn Aliu me bashkëpunëtorë.

Aty, Aliu i njoftoi të pranishmit me projektet e kësaj drejtorie, siç janë legalizimi, dhënia e lejeve dhe përcjellja online e progresit të aplikacionit për leje, hartat zonale e të tjera.

Gjatë vizitës tre ditore, delegacioni do të njoftohet për së afërmi me të gjitha këto procese.

RTV21