Një delegacion nga Decani po qëndron për vititë zyrtare në Ulqin

August 12, 2016   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

nazif-cungu-Rasim Selmanaj-ulqinKryetari i Ulqinit  Nazif Cungu, kryetari i kuvendit dhe  nënkryetarët  pritën  delegacionin  e Komunës së  Decanit  të kryesuar nga kryetari i saj  z. Rasim Selmanaj. Në një takim të hapur dhe vëllazërorë u prekën një sërë cështjesh  dhe fushat e  bashkëpunimit  ndërmjet dy  qyteteve.

Qyteti ynë është i binjakëzuar  me qytetin e Decanit dhe marëveshtja e bashkëpunimit  po jetësohet në fusha të ndryshme. Bashkëbiseduesit thanë se ende ka vend që kjo marëveshtje të avancohet , vecmas në sferën e ekonomisë, kulturës dhe sportit. Bashkëbiseduesit po ashtu u pajtuan qe rruga  e cila po ndërtohet në itenerarin  Decan Plavë Shkodër  do të hapë shtigje të reja bashkëpunimi ndërmjet vendeve fqinje dhe do të forcojë edhe mëtej marëdhënijet e Malit të Zi, SHqipërisë dhe Kosovës

Komuna-Ulqinit-Komuna-Decanit-delegacioni