Pajoviq kërkon mbrojtje ndërkombëtare për Kriporen e Ulqinit

August 12, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Pajovic-Cungu-Nrekic-ulqin-ulcinjKryetari i Kuvendit të Malit të Zi Darko Pajoviq të enjten ka vizituar Ulqinin, raporton portali Ul.info.

Ai, siç transmeton CdM, ishte edhe në Kripore ku tha se kësaj hapësirë i nevojitet mbrojtja në nivel nacional dhe ndërkombëtarë.

“Mendoj se vetëm me këtë qasje vendet e reja të punës në Ulqin dhe Mal të Zi do të jenë realitet”, theksoi Pajoviq.

Ai rikujtoi një sërë ligjesh të cilat i solli Parlamenti, e kanë të bëjnë me zonat e mbrojtura në parqet nacionale të Malit të Zi, e që kanë të bëjnë edhe me Kriporen.

“Jo vetëm që nuk do të legalizohet asnjë objekt i ndërtuar pa leje, por ato definitivisht duhet të hiqen”, tha ai.

Burimi Foto: CDM

Pajovic-solana

Pajovic-solana-1