Mjeku amerikan që shërbeu gjatë luftës në Kosovë viziton Ulqinin, ndihmon Shtëpinë e shëndetit

August 13, 2016   | Reportazh / Reportaža

Villiard-Noyes-mjeku-amerikan-sherbeu-ne-kosove-2Shkruan Gjekë Gjonaj

Mjeku amerikan që shërbeu gjatë luftës në Kosovë: Kujtimet më të vështira nga lufta janë fëmijët e plagosur (FOTO+18)

Humanizmi  dhe bujaria  janë  vepra madhore që  tregojnë jo vetëm bamirësinë dhe shpirtin fisnik të  personit i cili kryen vepra të këtilla por   shërojnë shumë plagë njerëzore. Kjo kategori njerëzish është e veçantë, sikurse  edhe mjeku kirurg  amerikan Villiard J. Noyes nga shteti i Pensilvanisë, qyteti  Allentoun. Ai ka ardhur  për herë të dytë në Ulqin dhe për herë të pestë në Shqipëri dhe në Kosovë për të vizituar miqtë e tij të vjetër shqiptarë,   të cilët vullnetarisht  i ka kuruar dhe me të cilët  është shoqëruar  në momentet më të vështira  gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Njeri me zemër të madhe

Gjatë gjithësejt dy  orëve që qëndrova me këtë doktor  fillimisht në Ulqin, pastaj në fshatin Reç të këtij qyteti dhe së herën e fundit  në bjeshkën e Koritës  në Malësi me rastin e Ditës së Shtjefnit  në manifestimin tradicional të bjeshkatarëve të Kojës dhe Trieshit   kuptova se është njeri me zemër të madhe, një mik i dëshmuar i shqiptarëve , një humanist i madh  që kishte ardhur po ashtu nga një  vend i madh në sposnsorim të një mikut tonë të përbashkët, i cili për arsye modestie nuk dëshiron ti përmendet emri, në shenjë miorënjohjeje ,  respekti e nderimi për kontributin dhe ndihmesën e jashtëzakonshme të   dr. Noyes për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe  Mal të Zi.     “Nuk kisha dëgjuar kurrë për Kosovën më parë me sa mbaj mend dhe nuk dija pothuajse asgjë për Shqipërinë. Nuk jam shqiptar me gjak por u bëra pothuajse njëherësh kurioz, dhe kisha dy vjet që kisha dalë në pension, prandaj i thashë vetes : ” Dua të shkoj “. Nnuk e dija ç’më priste por nuk e vrava shumë mendjen për këtë. Kisha besim në vete se do të isha në gjendje  të hyja në spital dhe të kryeja punën që unë dija më së miri ta bëja. Dhe vajta në Shqipëri e Kosovë për të ndihmuar të plagosurit shqiptarë  ” më thotë ai në fillim të bisedës, duke mbajtur në dorë  shumë shkrime , publikime e fjalime në shqip e anglisht dhe  qindra fotografi   rrënqethëse si dëshmi e një terrori  çnjerëzor që bënte askohohe  regjimi serb  i Millosheviqit ndaj popullit martir e të pafajshëm të Kosovës. Shumë prej këtyre të sëmurëve  që i shikojmë së bashku në këto fotografi, shton doktor Noyes, u trajtuan në spitalin e Kukësit, në qendrat shëndetësore , në kampet përrreth këtij qyteti dhe në spitalin kirurgjikal të Tiranës.  Shërimi i të plagosurve kosovarë   civilë dhe ushtarë të UÇK-së që silleshin gjatë evakuimit të popullatës për në Shqipëri ishte tepër i vështirësuar për shkak të mungesës së mjeteve  të domosdoshme spitalore  në sallat e operacionit  dhe për faktin se lufta me vdekjen vazhdonte ditë e natë. Puna e tij ka qenë vetëmohuese aq më tepër kur dihet se ishte në një moshë të thyer 67 vjeç, vuante nga asma  e diabeti dhe  kishte bërë katër bajpase në zemër. Mirëpo  të gjitha këto  nuk e ndalnin   doktorin të kryej misionin e tij human për të cilin kishte ardhur vullnetarisht  në Kosovë e Shqipëri, sepse e dinte se të plagosurit kosovarë kishin nevojë për të më shumë se kurrë. Puna e tij nuk ishte e lidhur ngushtë vetëm për intervenimet kirurgjikale . Ai nuk kishte as orar pune. Me të njëjtin entuziayëm  punonte më tepër se 16 orë në ditë, në spital, në kampe, kudo   ishte e nevojshme ndihma e tij.  Me punën e tij vetëmohuese u bë i dashur  e popullor jo vetëm për të sëmurit por edhe për mjekët kolegë shqiptarë  me të cilët punoi si dr. Ylber Vatën, dr. Shaqir Shehun, dr. Mustafë Mustafën, dr. Arben Korbin, dr. Emin Ferhatin, dr. Shahin Klosin,dr. Arben Beqirin, dr.Edmond Çelikun, dr. Ucë Gjonbalajn, dr.Alban Gjonbalajn e të tjerë.

Në Shqipëri nuk ka pasur transplantim organesh

I pyetur se  a janë të vërteta akuzat dhe pretendimet  për transplatntimin e organeve  në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999 ai  në mënyrë kategorike i  hedhë poshtë ato. “ Nga përvoja ime si kirurg në Pensilvania   në vjeljen e organeve nga njerëz që kishin nënshkruar marrëveshje për të dhuruar organet e tyre pasi të vdisnin  kjo më duket krejtesisht  e pabesueshme. Procesi që ndodh gjatë vjeljes së organeve, përgatitja e organeve, ftohja dhe ngrirja e organeve dhe koha e transportit që nga aty ku kryhet operacioni deri tek aty ku duhet të shkojë, është e pabesueshme për mua që mund të ndodhë në atë vend për të cilin po më flisni ju, në Shqipëri,  nga ushtarët e UÇK-së. Së pari, unë nuk njoh asnjë mjek tjetër përveç një ose dy që ishin të përfshirë në luftën e shqiptarëve të Kosovës, në vende të tjera përveç atij ku isha unë, në zonën e luftës. Është e paimagjinueshme që edhe nëse kishte mjek aty gjatë luftës, si mund të kishte kohë dhe fuqi ai që të mundej ta bënte këtë gjë që po më thoni ju. Është e pabesueshme, nuk e besoj dot! Pra, jam plotësisht i mendimit që ajo gjë nuk ndodhi”, thotë   Noyes, duke shtuar se   të njëjtën përgjigje ua ka dhënë edhe gazetarëve të tjerë shqiptarë të cilët e kanë intervistuar më parë.

Kujtimet e tij më të vështira nga lufta janë fëmijët e plagosur

Gjatë mjekimit të tij  të përditshëm gjashtë mujor në Shqipëri me çrast ,siç thotë ai, ka humbuir 20 kilogram në peshë, ka patur shumë raste të vështira që kanë lënë  dhimbje të thellë në kujtesën e tij .  Sipas tij fëmijët  e plagosur ose nga aksidentet, ose nga lufta , si plagët nga mina etj. janë qeniet njerëzore më të dhimbshme.“Kam parë shumë  fëmijë të plagosur  në luftën e Kosovës.Këto janë raste shumë të vështira, shumë emocionale.  Fëmijët që vuajtën të këqijat e luftës me ato që u ndodhën  nuk do ta harrojnë kurrë luftën dhe ato që kaluan, pavarësisht nëse ishin 3 ose 6 vjeç ose 10 vjeç. Ajo nuk do t’u fshiihet nga kujtesa, do ta mbajnë mend gjithë jetën. Pra, plagët e tyre janë dhe ato që nuk mund të shihen, i mbajnë brenda ato, por janë aty dhe do të jenë gjithmonë aty”,  shprehet ai duke shtuar se nuk ka mundur dot të përmbajë lotët e tij të dhimbjes nga britma e një vajze   shtatë vjeçe e cila e kishte thyer dorën.

Villiard-Noyes-mjeku-amerikan-sherbeu-ne-kosove-1

I lumtur dhe krenar për atë që bëri për shqiptarët

Ndonëse kontributi i tij si mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe  civilëve të luftës  e të pasluftës në zonat e kontaminuara  ka qenë tepër i  madh ai me gjithë zemër shprehet i lumtur dhe ndjehet krenar  që iu dha mundësia të bëjë atë që bëri. Ai shprhet i  pakënaqur që nuk e dërguan në vijën e frontit, aty ku luftohej  dhe kishte më shumë të plagosur meqë aty, siç pohon ai, do të kontribuonte shumë më shumë. “Them se do të kisha qenë më i dobishëm po të më kishin çuar më pranë vijës së parë të luftës, sepse mendoj se do të kisha mjekuar shumë më tepër të plagosur nga UÇK-ja që u sollën plot plagë nga fusha e betejës . Do të doja  të kisha mjekuar shumë më shumë ushtarë”, thotë ai.

Nderi i qytetit të Kukësit

Këshilli Bashkiak i Kukësit  i përbëër nga  25 këëshilltarë, të rreshtuar në dy kmoalicione, me date 22 janar 2001unanimisht  i jep  doktor Williard L.  Noyes titullin    Qytetar Nderi i Qytetit të Kukësit , duke marrë kështu në konsideratë vlerësimin dhe    propozimin e kolegëve të spitalit të Kukësit dhe të qytetarisë kukësiane,  për të nderuar mundin, djersën, sakrificën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndihmë  vëllezërve kosovarë që përjetuan në gjenocidin më të egër të Serbisë në luftë për të drejtat e tyre  gjatë periudhës së kësaj lufte  pushtuese. Në  motivacion e këtij vendimi nënshkruar nga kryetari i Këshillit të Bashkisë së Kiukësit Astrit Hazimi dhe ing. Ylber Zeneli thuhet:    “ Për kontributin e madh që dha zotëri Williard L.Noyes në sektroin e shëndetësisë gjatë menaxhimit të krizës kosovare në periudhë n  Prill-Qershor 1999“.

Ndihma humanitare pas luftës në Kosovë

I prekur pa masë nga varfëria e shqiptarëve në kohën e luftës në Kosovë  mjeku bamirës Noyes pasi  është kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përpoq dhe ia doli me sukses të mbledhte pajisje dhe vegla mjekësore, duke filluar nga fashot, medikamentet dhe patericat, karriget me rrota e të tjera  gjitha që u  duheshin, por ata nuk i kishin. Prandaj,  u kthye në Shqipëri, në Kosov dhe tri herë të tjera, në vitin 2000, 2001 dhe 2005 dhe solli 44 kontenierë me pajisje mjekësore në spitalin e Kukësit dhe disa prej tyre shkuan në spitalin e Tiranës dhe disa në atë të Prishtinës. Një kontenier me disa nga këto pajisje mjekësore më së fundmi  arrijti me  shumë vonesë si çdo e mire tjetër edhe  në Ulqin, më sakt në shtëpinë e  shëndetit.,

Përfundim

Kam takuar  jo pak  miq të huaj të shqiptarëve. Por nuk kam njohur deri më sot njeri që i do  dhe ka më shumë repsekt nbdaj nesh sa ky mjek i famshëm amerikan, i cili vlerëson tejmase shqiptarët në përgjithësi.  “Nuk kam gjetur ndonjë popull dhe njerëz kaq mikpritës, bujar e humanist se sa shqiptaret   në shtetet e zhvilluara. Jam krenar qe mu dha rasti t’i njoh ata, te krijojë miqësi të forta , madje edhe vëllamëri . Me dy mjekë me të cilët kemi operuar bashkë në Shqipëri  dr. Shenun dhe dr. Vatën  jemi  vëllazëruar, duke pirë gjakun e njëri –tjetrit. Por jam i sigurt se i kam  së paku edhe katër  shqiptarë të tjerë me të cilët po ashtu do të dëshiroja dhe do të dëshironoin  të vëllazërohemi”, shton Noyes.

Bazuar në gjithçka që bëri ky mjek fisnik amerikan për ne  shqiptarët  me të cilët u bë pjesë e jona,  ne kudo që ndodhemi  gjithmonë duhet të respektojmë veprën humanitare  të këtij njeriu  të rrallë i cili  është ikonë e gjallë e humanizmit botëror. Me shembullin e tij  nderoi  veten , familjen dhe kombin e tij.  Shëndet dhe jetë të gjatë doktor Noyes! /albdreams.net/