Nuk miratohet nisma e deputetëve shqiptarë në Mal të Zi – Video

August 13, 2016   | Politika

NimanbeguNë seancën e fundit të Parlamentit të Malit të Zi nuk gjeti mbështetje nisma e deputetëve shqiptarë për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi organizimin territorial, i cili parashikonte që edhe Malësia me qendrën në Tuz, të fitojë statusin e komunës së plotë si të gjitha komunat tjera në vend.

Realizimi i këtij objektivi ishte kërkesë e vazhdueshme e partive politike shqiptare, por që asnjëherë nuk gjeti mbështetje nga Qeveria e Malit të Zi. Si pasojë, Tuzi me shumicë shqiptare, mbetet komunë urbane në kuadër të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj  përgatiti kronikën.

VAO

YouTube Preview Image