Aida Llunji Lika: Libra falas për filloristët

August 15, 2016   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Aida-Llunji-Lika-URA-Ulqin-UlcinjKryetarja e Forumit të gruas të LQ URA në Ulqin, profesoresha Aida Llunji-Lika, ka deklaruar se, duke marrë shembull disa komuna tjera në shtetin tonë, edhe vetëqeverisja lokale në Ulqin duhet të sigurojë librat për nxënësit e klasës së parë të të gjithë shkollave fillore në territorin e komunës sonë,raporton portali Ul.info.

Ajo tha se bëhet fjalë për iniciativë fisnike dhe të dobishme. “Për disa prindër dhe nxënës kjo është surprizë e këndshme, e për të tjerët, për fat të keq, nevojë e madhe”, vlerësoi prof. Llunji-Lika.

“Besojmë se për komunën tonë mjetet financiare nuk do të jenë problem, sidomos në këtë moment. Sepse, nëse ka mjete për shpenzime më të mëdha, shpresojmë se do të gjenden mjetet që nxënësve tanë, në mënyrën më të bukur, tu urohet fillimi i mbarë i periudhës shkollore. Fundja, me investim në arsim investojmë në të ardhmen e shoqërisë sonë në tërësi”, shtoi kryetarja e Forumit të gruas të LQ URA në Ulqin.