Njoftim rreth ndrrimit të Lokacionit: Plazhi i Valdanosit – lokacioni i ri i Klubit të zhytësve “D’Olcinium”

August 15, 2016   | Reportazh / Reportaža

Beka-ulqinKlubi i zhytësve “Dolcinium” tashmë gjendet në lokacion të ri pikërisht  në objektet e Plazhit Valdanos. Përkundër asaj se në fillim të sezonit veror nga mosperfillja e NP “Ujësjellës Kanalizime” mbeti pa objekt të vetin, pronari i plazhit te Valdanosit ofroj objektet e veta me qëllim që puna e cila u paralajmerua se nuk do të vazhdohej këtë vit mos të ndalet, kështu u shpreh për Televizionin Teuta kryetari i klubit të zhytësve “D’Olcinium” Ibrahim Milla, raporton portali TV Teuta.

Bekim Latifi Beka emër i njohur i skenës artistike ështëe personi i cili është i lidhur ngusht me klubin e zhytësve “D’Olcinium” , ai vete për Televizionin Teuta shprehet se nga ky klub ka marrë edhe titullin si zhytës profesional. Bashkëpunimi i ngushtë i krijuar në mes të zhytësve të Ulqinit dhe te Kosovës ka bërë që Beka përkundër pasionit tashmë të jetë edhe mësues i ketij sporti. Zhytja edhe në Kosovë është një sport i dashur por për dallim tha ai në Ulqin kushtet janë më të favorshme.

Klubi i zhytësve “D’Olcinium” ka për qëllim që të rris ofertën turistike të Ulqinit, të rris numrin e zhytësve në qytetin tonë. Deri më tani  nga ky klub kane dalur 60 zhytës të liçensuar.

YouTube Preview Image