Rrezart Cungu në elitën e tenisit botërorë

August 16, 2016   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Tenisti nga Ulqini Rrezart Cungu njëherit edhe njëri ndër lojtarët më të mirë në Mal të Zi, sot arriti deri te pika e parë ATP në karierën e tij.

Rrezart-Cungu-Tenis
Në turneun profesional ITF Futures në Subotice i cili është duke u mbajtur për shperblimin 10.000 $ , Rrezarti arriti të kualifikohet në raundin e dytë dhe kështu të depërtojë në rang listen ATP ( Association of Tennis Professionals )
Cungu në turneun kruesor arriti pas tri ndeshjeve kualfikuese në të cilat ishte bindës ndaj kundërshtarëve:
Në gjiron e parë fitoi ndaj Japonezit Iori Yoshida me rezultat 6:0, 6:0;
Në gjiron e dytë për kundërshtarë kishte Nenad Vladusic nga Austrija të cilin e mposhti me 6:1, 6:2;
Në gjiron e tretë dhe kualifikues për vendin në turneun kryesor, Rrezarti fitoi ndaj Milos Nikolic nga Serbija me rezultat 6:1, 6;2;
Në raundin e parë të turneut kryesor e eliminoi tenistin Serb Milos Dabic , me rezultatë7:5 , 6:1; qe edhe ia mundesoi të arrije tek pika e parë profesionale.
Ne raundin e dytë Rrezarti do të takohet me fituesin e ndeshjes Ljubomir Celebic (MNE) dhe Konstantin Kirovski (SRB).

Udhëheqësia e klubit të tenisit Bellevue i uron Rrezartit për arritjen e madhe që ia dhuroi klubit dhe qytetit të Ulqinit dhe njëherit i deshiron suksese në karierën tij profesionale.