Cungu takohet me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Podgoricë

August 17, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nazif-Cungu-Skënder-Durmishi-UlqinKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashëpunëtorët e tij pritën në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Podgoricë Skënder Durmishi. Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese gjatë misionit në Podgoricë Cungu theksoi përkushtimin e ekzekutivit që drejton, për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe në interes të komunitetit shqiptar në Malin e Zi. Ai po ashtu u ndal në marrëdhëniet ndërmjet Podgoricës dhe Prishtinës, marëdhenije këto që u cilësuan si shembull në rajon.

Ambasadori Durmishi, falenderoi në pritje dhe theksoi se Ambasada dhe ai personalisht do të jenë partner në bashkëpunim. Njohja e Kosovës nga Mali i Zi dhe thellimi  i marëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje i kontribuon rrugës drejtë integrimit evropian theskoi ambasadori. Pasi kjo ishte vizita e parë zyrtare ai paralajmëroi takime të tjera me palët e interesuara

Në takim ishin të pranishëm kryetari i kuvendit Loro Nrekiqi dhe nënkryetarët të cilët po ashtu përshëndetën vizitën e ambasadorit dhe prekën fusha ku bashkëpunimi mund të avancohet.

Nazif-Cungu-Skënder-Durmishi-Ulqin-1