Fondacioni Lukaj mbështet financiarisht studentët nga Ulqini

August 20, 2016   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Fondacioni LukajAsociacioni i ish-studentëve të RIT Kosovë (A.U.K) ka krijuar fondin e bursave nga të Diplomuarit me qëllim që të mbështesin studentët e talentuar që kanë nevojë për ndihmë financiare për të vazhduar studimet në RIT Kosovë (A.U.K).

Asociacioni i ish-studentëve mbështet këtë iniciativë pasi që besojnë që çdo student qe vendos të ndjek të njëjtin arsimim që kanë ndjekur vetë ata, detyrimisht do të ketë të njëjtin sukses.

Gjatë këtij viti, kryetari i bordit të RIT Kosovë ™ (A.U.K), Richard S. Lukaj, nxiti Asociacionin e ish-studentëve të diplomuar duke premtuar që do të mbështeste financiarisht fondin e bursave përmes Fondacionit Lukaj me të njëjtën shumë që ata do të arrijnë të ngritin nga ish-studentët.

Mbledhja vjetore e ish-studentëve në “Alumni Homecoming” e organizuar në pranverën e vitit 2016 bëri bashk më shumë se 300 të diplomuar nga RIT Kosovë ™ (A.U.K).

Bizneset e vogla të krijuara nga të diplomuarit e RIT Kosovë ™ (A.U.K), siç janë Arizona Partners, Aztech, Kosova Job, Trosha, Enerco, Taverna Tirona, Pozhegu Brothers, SolvIT, Highlight Ventures, Zagragja & Associates,  ishin sponsorët më të lartë, që bashkë me kontributet individuale arritën të ngritin afro 2,800 Euro në donacione nga trupi ish-studentor.

Fondet e ngritura pastaj janë mbështetur zyrtarisht nga Fondacioni Lukaj këtë muaj me të njëjtën shumë. Me këtë rast, Z. Lukaj deklaroi, “Ndihem shumë krenar kur shoh ish-studentët tanë të arrijnë suksese dhe status ku mund të dhurojnë mbështetje financiare tek institucioni që ka kontribuar në suksesin e tyre, duke mbështetur kështu edukimin e studentëve të ardhshëm të talentuar që do të ndjekin hapat e tyre. Shumë nga këta ish-studentë vetë janë ndihmuar nga bujaria dhe mbështetja e të tjerëve në të kaluarën dhe pranojnë se kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar talentin në rajon.\”

Gjithashtu, siç ka bërë edhe në të kaluarën, Fondacioni Lukaj është zotuar të ndihmoj studentë nga Ulqini, Mali i Zi që po i ndjekin studimet në RIT Kosovë ™ (A.U.K) për vitin akademik 2016-2017. Këtë vit, kontributi nga Fondacioni Lukaj arrin në $ 10,000.

RIT Kosovë ™ (A.U.K) është institucioni i vetëm jofitimprurës i arsimit të lartë në gjuhën Angleze. Gjithashtu, është institucioni i vetëm në Kosovë që lëshon diploma të akredituara dhe te njohura në gjithë botën falë bashkëpunimit me Institutin e Teknologjisë së Rochester (RIT), New York./ IlyriaNews  /

INA