Nika: Zgjedhjet partlamentare – 2016: “ Ka lujt puna…?!

August 20, 2016   | Opinione

Muhamet Nika

“….Komisioni komunal zgjedhor (KKZ) ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të drejtohen pranë Filialit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Ulqin për verifikim të regjistrit të votimit dhe vendvotimit.

Kjo, siç theksohet, është e nevojshme në mënyrë që të dinë saktë ku do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të cilët do të mbahen me 16 tetor….”

 Ispravka obavjestenja Glasanja

Dhe ne – Kur  e themi këtë- se “ ka luajt  puna”,  mos kujtoni se mendojmë në bashkimin  dhe pajtimin e Hajdinagës me Gjekën dhe as të Zenkës me Cungun , sepse  si duket  hidhërimi i tyre ishte punë msyshit – ose  punë magjie… , që shyqyr u çliruan  dhe u shporren prej saj, pas një kohe të gjatë…,e mbasi  mund të kenë shkruar  te ndonjë hoxhë i mirë – Në Kosovë për këtë.  Por  bënë mirë   që u përcaktuan kështu-  duke mos  shkuar më  te Vetvendosja- Albin Kurti , si herën e kaluar…?!  Sepse nuk është këtu punë vetëvendosjeje –  sa për të vetëvendos , kjo  dihet – që këtë e bëjnë vet?! Veç se u ka luajt puna- po duket,  kësaj here, për sa i përket  kontrollit  të listave zgjedhore në   vendvotime – kush ku  voton..?!

UDSH dhe Forca së bashku në zgjedhjet parlamentare

Pra  e kemi  fjalën te deklarata  e komisionit zgjedhor komunal, nga e cila  në  mënyrë të tërthortë , shihet  me ligjin e ri , “ ka luajt puna”- nuk vendosin më për çështjen- partitë shqiptare – komuna… , se kush-  ku voton,  por vetëvendos  policia ..?!

Gjeka-Hajdinaga

Andaj  pasi partitë shqiptare  nuk po e zbulojnë këtë – shihet se  ia lanë komisionit ta thonë dhe  për të mos e marrë vesh ju , ashtu kot –ditën e votimit , se nuk votoni  më aty ku jetoni e keni votuar deri më tash, por diku tjetër dhe të çoni dorë fare nga votimi….?! Po na takon  ta  themi neve  këtë çështje , andaj mos thoni se nuk e keni ditur..?!

Përflitet  se policia prej (pa)  dijes së madhe , që ka në këtë punë me listat zgjedhore,  dy –tri mijë votuesve në komunë iu ka ndërruar vendvotimin…?!

Thjeshtë – Kësaj radhe  , trikave  të KQZ-së, do tu shtohen edhe trikat politiko policore, e që kanë për qëllim të fusin huti te zgjedhësit “ e pabesueshëm” duke iu ndërruar vendvotimin e për t’i bërë të çojnë dorë nga procesi i votimit.

Thjesht p.sh. vendvotimi Krythë i Anës së Malit- si krahinë me mentalitet konservativ – që nuk ndërron shpesh parti. Këto të Krythës  që preferojnë të renë, mund t’i kenë ngatërruar- përzier  në votim, me votues të  Krythës së Ulqinit…?!

 Ose psh. familja ime që tradicionalisht , voton kundër DPS-së dhe përkrah opsionet e reja politike shqiptare, mund të ngjajë , që  p.sh, bashkëshortja – të  votoj diku në Ulqin, fëmija në Katërkollë , kur se unë – diku në Shtoj..?!!

Prandaj – po e përsëris, u paça në qafë  unë kur them, që  në këto zgjedhje: dilni masovikisht në votime dhe anuloni votën,  duke shpëtuar veten dhe të ardhmen  e fëmijëve tuaj….?!!

Për fund- Sikur  policia të mos kish dashur të ketë lëshime dhe amulli zgjedhore, kur e mori punën e listave zgjedhore- ka mundur që bashkë me punën e listave zgjedhore- të marrë edhe punëtorët e komunës  të cilët e  punuan dhe e njohin  këtë punë-  POR JO ,   këta ia lanë komunës dhe shumë lehtë kanë mundur të shpallën  edhe TEPRICË TEKNOLOGJIKE…, po të ish në pyetje policia?!!!