Udhëheqësit komunal takohen me Drejtorat e shkollave fillore

August 22, 2016   | Kulturë / Kultura

Drejtorat e shkollave fillore -Nazif-CunguSot, kryetari I komunës Nazif  Cungu dhe kryetari I kuvendit Loro Nrekiqi  u takuan me Drejtorët e shkollave fillore. Aty  krahas   njoftimit  që komuna do të sigurojë kompletet për nxënësit e klasave të para u prekën dhe  një sërë cështjesh të tjera që përcjellin  arsimin.

Drejtorët përshëndetën  nismën e inicuar nga komuna.Sipas  evidencës së ofruar  nga ana e tyre , komuna këtë  vit  të ri shkollor do të sigurojë  mbi 250 komplete për filloristët.Zyrtarët komunal me vëmëndje përcollën shqetësimet  e drejtorave  per problemet që paraqiten ne shkollat që drejtojnë.

U la  që sëshpejti të inicohen takimet ndarase dhe të përbashkëta, ku sejcili drejtor në mënyrë precize do të  prezantojë  nevojat që paraqiten nëpër shkolla.

Kryetari Cungu  ofrojë si ndihmë  kycjen  e Agjencisë për ndërtim dhe zhvillim të qytetit tonë , në hartimin e eleborateve projektuese dhe u shpreh I gatshëm që edhe komuna të ndihmoje  brenda mundësive ,krahas  ndihmës që do të ofrojë dhe  që do të kërkohet nga Ministria e arsimit.

Kryetari Cungu, paralajmëroi një takim të ngjashëm edhe me drejtorat e shkollave të mesme.