Nika: Kujt i shesin mend këta …?!

August 23, 2016   | Opinione

Shkruan Muhamet Nika

(I)- komenti im

 (Një reagim me dy fjalë  në tekstin: Udhëheqësit komunalë , takohen me drejtorat e shkollave fillore).

Drejtorat e shkollave fillore -Nazif-Cungu

Pasi lexova shkrimin dhe meditova një çik për te  bashkë me    fotografinë  që ilustronte  tekstin,  po them të vërtetën,  se mu dha një e qeshur profesionale , kur pashë  që  , shumësi i emrave mashkullorë në tekst (drejtorët), ishte dhënë në trajtën e shumësit të jofrymorëve  – drejtorat –  Pra, në kundërshtim me rregullat e drejtshkrimit…, si kur drejtorët ,  të ishin jo frymorë . Për  konkretizim sipas drejtshkrimit,  kështu , me a, bënë të shkruhet  vetëm shumësi, për shembull  i emrit fitil , që në shumës del   fitilat e jo  fitilët.  Sepse fitilat janë jofrymorë-  nuk  marrin frymë?!

Pra derisa drejtorët, janë  frymorë dhe  marrin  frymë e kanë zë dhe  u dëgjohet zëri e fryma-  dhënien  e shumësit me fundoren a, unë e përjetoj  si thumb të shkolluar , të cilin e marrin vesh vetëm ata që e njohin drejtshkrimin e shqipes..?!!

Po  pse mu krijua në kokë ky “konshllus”  me drejtorët- nëse  janë frymorë apo jo- në kuptimin  sa e çojnë  zërin?!!Me siguri  kjo vjen nga qëndrimi i tyre me ligjin e ri të objekteve shkollore, sipas të cilit –me sa jemi të informuar ne , objektet i kanë kaluar pushtetit lokal, kurse drejtorët,  janë përgjegjës vetëm për mbarëvajtje të procesit mësimorë dhe zgjidhen nga republika.

Ndërsa  për këto padrejtësi-  që të kthen objektet në mirëmbajtje , por pa burimet përkatëse të mirëmbajtjes , si duket janë bërë jofrymorë  përveç drejtorëve edhe pushtetarët lokalë …?!  Duke degjeneruar kështu edhe këta   llojin e vet në atë të   butakëve?!

TJETËR –  A E DINI  SE KËTA  ZOTËRINJ  PO  CENOJNË  TË  DREJTËN  KUSHTETUESE  QYTETARE?!

Thjeshtë , këtë shkrim  po e bëjmë pikërisht për të treguar  që   në  fakt këto,   po na cenojnë edhe të drejtën e shkollimit falas të filloristëve të garantuar me kushtetutë-   Ja,  ku ka arrit  puna …?!

Në komunën tonë,   për shembull, pasi  nuk ekziston  transporti  publik –  që  kuvendi –  komuna,  nuk po e organizon-  republika nuk ka ku t’i qesë paratë e kompensimit të udhëtimit të filloristëve.

Po duket këto amulli , bashkë me tjerat ,  ndodhin  te ne, sepse   as  ligji vetë, nuk ka mundur të parashikojë, që në  pushtet ,  do të vijnë  aso injorantësh … , që nuk do të ndjekin ndryshimin e ligjeve dhe të  nxjerrin vendime   përkatës, ose  këtë e bëjnë për punë xhelozie e smire të pa kuptueshme  e patologjike.

Mos harroni- për ilustrim,  se edhe një ftesë  që fitoni për gjykatë ,  ta zëmë si dëshmitarë , sipas ligjit  ju pyesin  : sa ju  kushton bleta  me transport publik..?!! Dhe merre me mend që nuk mund të merret me mend , ju t’i thoni – jo- nuk dina,  na nuk kemi  autobusë …. ?!  Dhe mos na i jepni parët, sepse nuk mund t’i mbulojmë me biletë ?!! Kjo ndodhë edhe për ata , që udhëtojnë prej Anës së Malit për Tivar me autobus  për shërim mjekësor,  të cilin nuk e kanë, por shteti , iu pranon shpenzimin vetëm nëse kanë biletë autobusi – i cili nuk është në linjë?!

Pra edhe njëherë  kujt i shesin mend  këta?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„