Kryetari Cungu ngushëllon Ambasadorin e Italisë në Podgoricë

August 25, 2016   | Bota, Lajmet / Vijesti

Italy earthquakeKryetari i Komunës  Nazif Cungu i ka dërguar një  telegram  ngushëllimi Ambasadorit të Italisë në Podgoricë  Vincenzo Del Monaco   me rastin e  tërmetit që goditi Italinë me pasoja humbje jete. Në telegram ndër të tjera thuhet

Me keqardhje  morëm  lajmin për fatkeqësinë natyrore që  goditi Italinë qendrore duke shkaktuar humbjen e jetëve të qytetarëve dhe dëme të mëdha materiale.

Në këto momente dhimbjeje, ne jemi pranë Jush .  Në emër të qytetarëve të Ulqinit, dhe në emrin tim personal  Ju lusim  që ti përcillni  ngushëllimet  tona familjarëve  ndërsa të  lënduarve i dëshirojmë  shërim të shpejtë. Banorët e Ulqinit  nuk e kanë harrur solidaritetin dhe ndihmën që na ka ofruar populli Italian  me rastin e  tërmetit katastrofal të vitin 1979, andaj Komuna jonë është e gatshme të pranojë një numër  të konsiderueshëm fëmijësh nga vatrat e goditura.

Ne jemi pranë Jush.