Policia malazeze konfiskoi 60 kilogramë drogë

August 25, 2016   | Ngjarjet - Events

Policija-CGPolicia kufitare malazeze në rajonin e Podgoricës afër kufirit me Shqipërinë, ka arrestuar shtetasin me inicialet A.V (21) nën dyshimin se nga ky vend në Mal të Zi ka trafikuar rreth 60 kilogramë drogë “skunk”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë sqarohet se nëpunësit e Departamentit të Sigurisë Kufitare të Tuzit, sot në mëngjes në fshatin Drum vërejtën tre persona të cilët mbanin çanta. Siç thuhet, pas urdhërit të nëpunësit policor që të ndalen, personat në fjalë u arratisën në drejtim të Shqipërisë, duke hedhur çantat dhe një çantë udhëtimi me materiale bimore, me ngjyrë të gjelbër të errët për të cilën dyshohet se është drogë e llojit të marijuanës “skunk”.

“Nëpunësit policorë arritën dhe privuan nga liria personin A.V (21), shtetas i Shqipërisë, ndërsa dy personat e tjerë arritën të largohen mbi kufirin me Shqipërinë”, theksojnë nga policia.

Për ngjarjen, siç shtohet, është lajmëruar Sektori për Luftë Kundër Drogës, i cili mori personin A.V dhe drogën për procedurat e mëtejshme dhe është lajmëruar prokurori kompetent shtetëror në Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë.

© ZHURNAL.mk