Sutki Malohodzić: Me rastin e përurimit të librit të autorit Ismet Karamanaga

August 25, 2016   | Kulturë / Kultura

ismet-karamanagaNë Kala qe kemi ardh
na ka pru zemra e bardh,
unë si miku i çyshkurë
i du bejtet si në furrë.

Edhe pse t’kam mik kaherë
shpesh herë këtu takohemi n’verë,
sonte unë me fol nuk du
par disa rreshta i kam saju.

Tesh sa ditë edhe sa netë
n’libër tan’e men’t i kam,
me shoqninë tonë që gjashtëdhjetë vjet
disa fjalë pa du me t’thanë.

Këtu ke Sheshi i Servetit
bajmë përurimin e librit t’ismetit,
në Kala u njit mileti
për me ndigju çka ka shkru Ismeti.

Njikta Zonja edhe Zatni
pa t’nderojnë sonte pa masë,
par ishalla n’njikyt vend
me kyt rast prep kena mu hasë.

Sa për gojë edhe kalem
shpesh ti je si melhem,
tuj jetu këtu në Kala
s’metën gja ti pa e pa.

Shumë të mpeftë e ke kalemin
dora jote pa pushu,
me kyt punë e ban nijetin
shumë gjana je tuj na kujtu.

Kyt dhunti e ke prej Zotit
Perendija ta ka çu,
rrall kush kyt prirje e ka
se me shkru ka pak mana.

Unë me ty s’du me ba gara
se e di që mes pa arra,
e kështu e kam ba n’jetë
arrat unë mij hangër vet.

T’ka shku mar puna me shkrime
në Ulqin shokun se ke,
nuk pa du ma mij tepru
deri këtu e kam mendu.

Për kyt ftesë ta di për nderë
se nuk isht hera e parë,
para nesh isht mbledh grania
ty ishalla t’bekan Perendija.

__________________
Me rastin e përurimit të librit të autorit Ismet Karamanaga: “Ulqini-monumente, portrete, ngjarje”, organizuar ne kala në kuadër të Skenës verore, më 24 gusht 2016