Kalaja e Ismetit nga Silver Korda

August 26, 2016   | Intervista / Intervju

Kalaja e Ismetit nga Silver Korda1. Mirë mrama moj Kala, ti kështjellë antike-
ke qenë djep kulturash dhe luftrave epike

2. Mirë mrama hijeve të xhindëve mistik-
që rrezatojn frymën e ritualesh arkaik

3. Mirë mrama legjendat dhe mitologjitë biblike-
ju përkujtoj sonte nga Helvetika kosmike…

4. Në Kala jetuan begler, profete me saga-
por nderin ia rujti-Ismet Karamanaga!

5. Me intelekt, elan edhe me shumë bindje-
lufton për Ulqin, si fëmia në lindje…

6. Të nderoj me titull: Senator kulture-
e meriton ta shkruj bile edhe nji sure…

7. Si ambasador i vërrtetë i Dolciniumit-
fjalët dhe tekstet i ke si zjari i plumit

8. Je ngrit në piedestal enciklopedistit të Kalasë-
gjelozat kokëzbraz`t po dojn veç me plasë…

9. Ulqini ka mjaft hipokrita, tërlifarë, lloj, lloj-
si biber maje pilafit, qëndrojn me purri në gojë!

10. Je diplomat i lindur, me manire dhe elokuencë-
je atribut i zbatimit të bindjeve me konsekuencë…

11. Gjendja dezastroze e turizmit të Ulqinit-
si inxhi e djegun pretë Feniksin prej hinit…

12. Perendia i ka falë natyrën me shkëlqim platinit
Ulqinit bukurinë ja nep Kalaja florinit…

13. Edhe mend e kresë duhet me i mpref mileti-
me u fokusu ma shumë, Horizontit kah deti…

14. Në vend të kurore dafine, apo gjethëve të larit-
të uroj me zemër shumë libra përsëmarit!

15. Po të kishte për cicero UNUSCOja dhuratë-
Ti- Ismet, do të ishe me decenie Laureat…

16. Vogëlsia ime falet për këtë nderë-
Ismet Karamanagës, pishtarit si fëner!!!

17. Kalanë nuk e zaptoj as Xhingis Kani me horda-
por me bejte po mundohem, une, Silver Korda!

______________________________________________________
Me rastin e promovimit të librit „Ulqini, monumente, portrete“ të autorit Ismet Karamanaga, më 24. 08.2016

Zvicër, më 24.08.2016