Zëri: Zjarr i madh në Ulqin, alarmohen banorët

August 27, 2016   | Shtypi / Mediji

Zjarri i afrohet qytetit të Ulqinit-4Para pak minutash një vatër e madhe zjarri është parë në Malin e Bardhë në Ulqin.

Sipas raportuesve përmasa e vatrës po rritet, ndërsa banorët dhe pushuesit janë alarmuar nga flakët dhe tymi që ka mbuluar zonën.

Momentalisht nuk dihet shkaku i zjarrit dhe as nëse ka të lënduar, por duket se përmasat e zjarrit po zmadhohen gjithnjë e më shumë duke rrezikuar jetën e banorëve.

Nga Shërbimi i Mbrojtjes apelojnë për ndihmë tek qytetarët.

Zëri