Zjarri i afrohet qytetit të Ulqinit
August 27, 2016 | Ngjarjet - Events
Vatrat e zjarrit që përfshiu malin e Bardhë më parë vazhdojnë të jenë aktive. Gjatë ditës flakët e zjarrit kanë përparuar drejt qendrës së qytetit të Ulqinit. Banorë e Ulqinit, sidomos ata që shtëpitë i kanë në afërsi të vendit, ku është përhapur zjarri, shprehen të shqetësuar.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, si nga toka ashtu dhe nga ajri me helikopter po vijojnë.
Operacioni për përmirësimin e situatës vijon në terren.