Cungu e përgëzoi Klubin e karatesë Ulqini për sukseset e arritura ne turneun e New Yorkut

August 30, 2016   | Sporti / Sport

Cungu e përgëzoi Klubin e karatesë UlqiniPërfaqësuesit e karate klubit Ulqin u pritën sot nga kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, pas suksesit të arritur në  turneun e 15-të që u organizua në New York ku morën  pjesë 49 klube nga nëntë shtete të ndryshme. Ekipi  i qytetit tonë në kete eveniment  mori pjese falë  ftesës  së  ardhur nga  traineri i ekipit të karatese në Staten Island z. Safet Tahiri, Ndihmesë në organizim  dha dhe karatisti i njohur ndërkombëtarë Bernard Skart – Harsh i cili shprehu konsideratat e tija për të gjithë pjesemarresit tanë. Kryetari Cungu i njoftoi me  angazhimet dhe perkrahjet që Komuna do ti ofrojë  ekipeve sportive. Ai duke  falenderuar për suksese klubin, karatistet dhe trajneret i ftoi qe ne  shenimin eDites se Ulqinit të marrin pjese  dhe karatistët e ekipit të Staten Island.