Gazsjellësi-IAP, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshjen

August 30, 2016   | Shtypi / Mediji

Gazsjellësi IAPShqipëria, Kroacia, Bosnjë–Hercegovina dhe Mali i Zi ranë dakord për të ndërtuar gazsjellësin Adriatiko – Jonian me kompaninë azere shtetërore SOCAR.
Memorandumi i mirëkupimit (MoU) për ndërtimin e IAP me SOCAR u nënshkrua në Kroaci.
Gazsjellësi IAP do të ketë një gjatësi prej 516 kilometrash dhe do të lidhet me gazsjellësin Trans Adriatic Pipeline në qytetin e Fierit në Shqipëri.

Ky gazsjellës që do të kalojë përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Bsonjë–Hercegovinës dhe do të përfundojë në qytetin e Splitit në Kroaci do të lidhet me sistemin aktual të shpërndarjes së gazit. Nga Kroacia më pas gazi mund të shpërndahet për në Hungari ose në vende të tjera të Europës Perëndimore dhe Qendrore.
Kapaciteti i IAP do të jetë 5 miliardë metër kub gaz në vit.

TAP tashmë ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me zhvilluesit e këtij projekti, në veçanti me Operatorin e Transmetimit të Gazit në Kroaci Plinacro, me kompaninë BH-Gas në Bosnjë dhe Geoplin Plinovodi në Slloveni.
Nga ana tjetër, është krijuar një grup i përbashkët pune mes TAP dhe IAP, i cili zhvillon takime të rregullta pune për të koodinuar zbatimin e të dy projekteve dhe për të përcaktuar termat teknikë.

24orë