Përfaqësuesit e Këshillit ndërkombëtarë për monumente do të japin mendimine për radhitjen e Kalasë në UNESKO-s

August 30, 2016   | Ngjarjet - Events

Keshilltar-për radhitjen e Kalasë së Ulqinit në UNESKO-sNë Ulqin sëshpejti mbërrijnë përfaqësuesit e Këshillit ndërkombëtarë për monumente të cilët do të japin mendimine tyre për radhitjen e Kalasë në mbrojtje të UNESKO-s

Kryetari i komunës Nazif Cungu pati një takim me Ambasadorën e Malit të Zi në Francë dhe përfaqësuesen e përhershme në UNESKO, Dragica Ponorac dhe drejtoreshën e  Drejtorisë për mbrojtjen e të mirave kulturore në Mal të Zi Anastasija Miranoviq.

Ne takim u fol për projektin që Ministria e kulturës së Malit të Zi e realizon me ministrinë e kulturës së Kroacisë dhe të Italisë  për rregjistrimin e kështjellave dhe fortifikesave  ndërmjet shekullit 15dhe 16 në Listën  e trashëgimisë botërore në UNESKO. Kalaja e qytetit tonë është ndër lokalitetet e nominura nga teritori i Malit të Zi.

Kryetari Cungu shprehu kënaqësi që kalaja e Ulqinit gjindet ndër kalatë e nominuara dhe se komuna do të përkrahë sejcilin aktivitet që ka për qëllim rregjistrimin e saj  në mbrojtje të UNESKOS. Cungu shtoi që me këtë mund të krijohet një parakusht për  zhvillimin e turizmit kulturor.

Ambasadorja Ponorac tha se eksperti nga rradhët e ICOMOS-it (Këshillit ndërkombëtar për monumente) që do të japë mendim për dosjen e nominuar të kalasë së shpejti do të vij në Mal të Zi. Ajo shprehu shqetësim për objektet jolegale në Kala dhe konstruksionin e ashensorit sipas së cilës mund të paraqese kërcenim për kandidaturën e  Kalasë, andaj në këtë drejtim duhet ndërmarë hapa të shpejtë në sanimin e gjëndjes. Ajo po ashtu shtoi se me këtë problematike do të njoftojë të gjithë faktorët politik në vend dhe  jashtë.