Tur me gazetarët gjerman që vizituan Ulqinin

August 30, 2016   | Turizmi / Turizam

Novinari iz Njemacke u poseti UlcinjuNë organizim të Organizatës nacionale turistike të Malit të Zi në periudhën prej me 20 deri me 29 gusht në Mal të Zi kanë qëndruar gazetarët nga Gjermania dhe atë kryeredaktori i njërës nga revistat më të njohura “VIP Reise magazine”, raporton portali Ul.info.

Vizita u organizua në bashkëpunim me organizatat lokale turistike të Ulqinit, Tivarit, Tivatit dhe Kotorrit.

Të shtunën dhe të dielën, më 27 dhe 28 gusht, gazetarët vizituan Ulqinin, ku kishin mundësi të vizitojnë Kalanë, Gjirin e Valdanosit, Pyllin e pishave, Plazhin e madh dhe Adën e Bunës.

Po ashtu ato vizituan edhe plazhin D’Olcinium dhe kajterët në këtë plazh dhe shënuan që ky sport është zhvilluar me shpejtësi të madhe në Ulqin dhe tashmë Plazhi i madh i Ulqinit është bërë një nga top destinacionet për dashamirësit e këtij sport.

Të gjithë ne e kemi të njohur potencialin e madh të tregut gjerman, ndërsa vitet e fundit mund të lavdërohemi që turistët nga Gjermania po kthehen ngadalë, sepse kemi interesim të theksuar nga ky treg.